Një atentat është shënuar pranë Lungomares në Vlorë mbrëmjen e sotme, ku në drejtim të një 37-vjeçari, ku është qëlluar me breshëri plumbash.
Shtetasi me Renato Omeri, 37 vjeç ndaj të cilit dyshohet se i është bërë atentat,. Ai ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
Ndërkohë Policia e Shtetit ka dhene informacionin e saj paraprak lidhur me atentatin, ata theksojnë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër dhe rezulton me precedent kriminal.
INFORMACIONI ZYRTAR:
Menjëherë në drejtim të vendit ku u dha Njoftimi kanë shkuar forca të shumta policie ku ka rezultuar se:
ShtetasiMarjen Xhaferaj, alias Marjen Omeri, 37 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Vlorë, Rajoni nr. 5, lagjja 28 Nëntori, është qëlluar me armë zjarri, për pasojë ka ndërruar jetë.
Viktima ka qenë në lokal i ulur me një tjetër, ku në drejtim të tij është afruar një person i cili e ka qëlluar me armë zjarri.
Autori është larguar më këmbë mes pallateve.
Policia ka ngritur menjëherë pika të shumta kontrolli ku në ndihmë të Policisë së Vlorës për kapjen e autorit kanë ardhur Delta Forcë e FNSh.
Vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor në vendngjarje po vijon punën për grumbullimin e provave, dëshmive me qëllim dokumentimin dhe identifikkmin e autorit.
Në vendngjarje janë sekuestruar disa gëzhoja ndërsa disa metra më tutje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë që dyshohet se e dispononte viktimës.
Theksojmë se viktima ka ndërruar emër e mbiemër, po ashtu ka përdorur edhe disa emra të tjerë por jo me gjendje civile dhe rezulton me precedent kriminal.
Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
(S.SH/Shuplaka)
Discussion about this post