Biznesmeni 64 vjeçarë Memli Begalla nga Progonati i Tepelenës u ekzekutua mbrëmjen e sotme me një plumb në kokë nga persona të paidentifikuar që e ndoqën me një “BMW” të zezë poshtë pallatit ku kishte marrë me qira disa zyra biznesi.
Burime nga redaksia e Fax News bëjnë me dije se Memli Begalla më parë quhej Afrim. 64-vjeçari kishte në pronësi disa biznese në Tiranë, dy gomisteri dhe kompaninë “LAB”. Ndërsa më parë ka banuar në Zvicër e Itali.
Gjithastu Begalla rezulton të jetë arrestuar në Itali në vitin 2009 së bashku me djalin e tij Lilin, për rrëmbimin e nuses së djalit.
Policia ka shoqëruar 5 persona për tu marrë në pyetje pë ngjarjen, ndër to dhe dy djemtë e tij.
(M.Q/Faxweb)