Arrestohet në moshën 85-vjeçare avokati i njohur Aleksandros Likurezos i cili akuzohet për implikim në grupin Mafia e Burgut, në burgun e Koridalos.
Arrestimi ka ardhur pas zbulimit të disa bisedave të përgjuara me kreun e bandës kriminale i cili dyshohet të jetë një shqiptar. Bisedat u referoheshine shumave të mëdha të parave që jepeshin mes avokatëve.
Avokati i arrestuar ka qënë gjithashtu i lidhur dhe me vrasjen e shqiptarit Arbër Bako i cili është vrarë po në burgun e Koridalos.
Një person me influencë të madhe në jetën publike greke, 85 vjeçari Aleksandros Likurezos është mjaft aktiv në profesionin e tij dhe klientët i ka kryesisht nga VIP-at e vendit.