Presidenti Aleksandër Vuçiç ka bërë thirrje për dialog të brendshëm midis Kosovës dhe Serbisë, por Partiaku Serb Irinej, i ka dalë ati kundër.
Në një intervistë për televizionin publik serb ai u shpreh se Kosova nuk mund as të tjetërsohet e as të dhurohet.
“U bëjmë apel liderëve tanë shtetërorë që nuk guxojnë të japin pëlqimin e tyre për tjetërsim të Kosovës e Metohisë, sepse ajo që merret me dhunë, edhe kthehet, ajo që i dhurohet dikujt, ajo është e humbur përgjithmonë, dhe këtë serbët dhe Serbia nuk mund ta lejojë të ndodhë”, tha Irinej.
Kujtojmë që më herët Vuçiç u shpreh se marrëveshja me Kosovën do mund të realizohet nëse të dy palët do të jenë të kënaqur.
(S.SH/Shuplaka)