Tjetër aksident rrugor në vend. Mesnatën e sotme një automjet tip “Audi A4 2004” ngjyrë gri është kthyer përmbys në superstradë, tek rotondo në Ishull Shëngjin – Lezhë.
Nga ajo që njofton Policia brenda në makinë udhëtonin 3 djem të rinj, teksa shoferi është proceduar penalisht.
Informacioni paraprak i Policise:
Më datë 16.07.2017, nga Seksioni për hetimin e ngjarjeve të qarkullimit rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin E.H. 19 vjeç, banues në Lezhë, i pajisur me leje drejtimi.
Në orën 00:32, në superstradë, tek rotondo në Ishull Shëngjin – Lezhë, duke drejtuar mjetin Audi ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasgjeret shtetasi D.M.17 vjeç, banues në Lezhë dhe shtetasi V.B. 17 vjeç , banues në Lezhë, të cilët pasi kanë marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Lezhës, janë larguar për në banesë.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.