02:43 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

AUDIO e PLOTË e incidentit Gjana-Mezini: “Na flet si në kohën e dinozaurëve, je komunist”. Ndërhyn Basha

12:02 | 22/09/2017
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
AUDIO e PLOTË e incidentit Gjana-Mezini: “Na flet si në kohën e dinozaurëve, je komunist”. Ndërhyn Basha

Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që nisi dje rreth orës 18:00, me dyer të mbyllura në selinë blu, u shoqërua me debate te forta dhe një incident të pakëndshëm që përfshiu Jemin Gjanën dhe Valbona Mezinin. 

Në audion më poshtë publikuar nga Syri.net, mund të dëgjoni momentet e tensionit të krijuar dhe një përplasje të ashpër, që për pak sa nuk kaloi në një përplasje fizike mes tyre.

 “Panorama” ka zbardhur debatin dhe perplasjen mes tyre.

DEBATI 

Valbona Mezini: Ne thirrëm demokratët në çadër dhe i mbajtëm ata njerëz për muaj me radhë kundër Ramës, pastaj e takuam, ndenjëm 5 orë në takim me të, mbyllëm çadrën dhe u thamë njerëzve që s’ka problem se kishim bërë një marrëveshje që garantonte votat në zgjedhje. Cila është karta jonë morale, o zotëri, ndaj elektoratit të djathtë, edhe ndaj shqiptarëve që PD do të duhet t’i qeverisë nesër për një shpresë dhe alternativë më të mirë? Analizën duhet ta shndërrojmë në besim dhe atë demokratët duhet ta shohin. Nuk është besim heqja e funksionarëve të lartë në parti. Duhet t’u ngjallim besim kjo është karta jonë morale. Që në të ardhmen t’u japim një kryeministër që nuk i gënjen, që nuk i tall, që nuk i vjedh. Duhet të jemi të sinqertë me demokratët.

Jemin Gjana: Kryesia duhet ndryshuar se kjo lloj kryesie është “Allahu na ruajt”. Duhet të ndryshojë.

Valbona Mezini: Kush e thotë këtë? Ti? Ti je i kooptuar, nuk je i zgjedhur në kryesi. Kryetar, duhet të reagosh dhe t’i tregosh vendin këtij, nuk duhet të lejosh të na ofendojë ne të tjerëve këtu se ne jemi të zgjedhur. Ne nuk jemi mbledhur për të ofenduar njëri-tjetrin.

Jemin Gjana: Këta, kryetar, hidhen kështu në këtë mënyrë kundra teje, sepse këta pretendonin që ti t’i bëje deputet. E vërteta është që mënyra e hartimit të listave nga Basha nuk ishte më e mira. Por e vërteta është që një pjesë nga ne që jemi këtu e dimë shumë mirë që edhe Berisha në këtë lloj forme i hartonte listat, pa u konsultuar me shumë persona. Madje, edhe Imami që kritikon e di shumë mirë këtë, sepse është larguar nga Partia Demokratike në kohën e Berishës pikërisht për shkak të pretendimeve që kishte në lidhje me demokracinë e brendshme.

Valbona Mezini: Po, është e vërtetë që kemi pretenduar. Kush je ti që na privon ne që të kemi apo jo ambicie? Çfarë problemi ka këtu? Këto që thua ti janë mendime komuniste. Kujt i tregon ti se çfarë duhet të them dhe çfarë jo?

(Jemin Gjana çohet nga karrigia dhe i drejtohet Valbona Mezinit)

 

Etiketa: audio e momentitdebatiJemin Gjanavalbona mezini
Pas

Kush është Arben Kaloshi që u vra me një plumb në gjoks mëngjesin e sotshëm (FOTO)

Para

Plagoset Polici në mes të ditës në Kamëz, efektivë të shumtë rrethojnë zonën

Para
Plagoset Polici në mes të ditës në Kamëz, efektivë të shumtë rrethojnë zonën

Plagoset Polici në mes të ditës në Kamëz, efektivë të shumtë rrethojnë zonën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.