Pak pas publikimit të përgjimeve, nga prestigjozja gjermane Bild, Prokuroria e Krimeve të rënda ka hedhur hapin e radhës. Burime bëjnë me dije se 8 persona janë marrë në pyetje referuar Dosjes 339.
Kujtojmë se, gjatë javës Prokuroria ka marrë në pyetje Ilir Ndraxhin emri i të cilit doli në skenë gjatë një bisede të përgjuar nga Astrit Avdylaj, si dhe Ani Dyrmishin, ish-drejtor i Hipotekës në Durrës.
Kujtojmë se, nga përgjimet e publikuara pak kohë më parë dëgjohej Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.
Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi.
Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.