Partia Demokratike në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat ka publikuar një material audio, që sipas demokratëve provon faktin se vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Agron Xhafaj është koka e trafikut të drogës në Vlorë.
Në materialin audio, që mund të dëgjoni më poshtë, zhvillohet një bisedë e përgjuar ambientalisht në një lokal që sipas PD-së është i vëllait të ministrit.
Në bisedën mes tyre, Agron Xhafaj i kërkon trafikantit X, të mos iu bjerë më në qafë, pasi sipas tij po sulmohet ai bashkë me të vëllain e tij.
Trafikanti X i kërkon Agron Xhafës “të bëjë një rrugë”, ndërsa ky ia kthen se nuk mundet, por do e çojë tek një person tjetër që quhet Ermal, dhe është shoku i tij.
Nis biseda telefonike në makinë mes Bashkëpunëtorit X dhe Agron Xhafajt.
Bashkëpunëtori X – O pasha ça bën mo, si dukesh?
Agroni –
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla. Ti vetë?
Agroni-
Bashkëpunëtori X – Isha andej nga Toto qorri. Do të të merrja në telefon të të ftoja për drekë, por më thanë që ishe larg. Dëgjon vëlla?
Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që, në Vlorë njihet si lokali i vëllait të Ministrit të Brendshëm.
Bashkëpunëtori X – Ça bëre? Si ke qenë nga shtëpia ti?
Agron- Mirë o mirë, ti mirë?
Bashkëpunëtori X – Mirë.
Agron – Mirë keni qenë? Ça bëre ndonjë gjë?
Bashkëpunëtori X – Mirë
Agroni- Si ia kalove? Ça bëre ndonjë gjë të re?
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë. Dëgjo, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…
Agroni- Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë tjetër ça ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç, ja erdha për atë që të thash, për të bërë rrugën
Agroni- Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.
Agroni- Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë.
Agroni- Do të të çoj unë te Ermali ore, është shumë im i ngushtë.
Bashkëpunëtori X – Të faleminderit shumë. Se erdha ngaqë jam keq vlla, se nuk erdha nga e mira.
Agroni- Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko edhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na e sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.
Bashkëpunëtori X – E mirë vlla mirë.
Agroni- Mirë pra, ndonjë gjë tjetër çar ke bërë?
Bashkëpunëtori X – Hiç asgjë.
Agroni- Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen! Ata të tjerët në Itali, e shikon (thote 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse fjalin njëkohësisht me Bashkëpunëtorin X).
Bashkëpunëtori X – Mirë vëlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen) Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.
Agroni- Ndonjë gjë tjetër nga shpia?
Bashkëpunëtori X – Mirë të gjithë. Ti vetë?
Agroni- Mirë, mirë
Bashkëpunëtori X – Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.
Agroni- Po na sulmojnë ata, keq fare.
Bashkëpunëtori X – Mirë, mirë.
Agroni- Kalofsh mirë.
Bashkëpunëtori X – Falemiderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnjë problem. Rrofsh edhe për kafen.
Agroni- Aman o të keqen vllai, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.
Bashkëpunëtori X – Po ik o se s’të bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall edhe unë. Ta bëra si vëlla.
Agroni- Po gjërat nuk e shikon si janë?
Bashkëpunëtori X – Se e njohim njëri – tjetrin.
Agron – Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.
Bashkëpunëtori X – Mirë o mirë, hajde rrofsh. Flas unë me Ermalin. Pa merak.
Agroni- Te Ermali vëlla.
Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabisin tek trafikantët nën urdhrat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.
Për më shumë ndiqni videon e plotë:
https://www.youtube.com/watch?v=RVNTFNFW22c&feature=youtu.be
(F.G/Faxweb.al)