12:02 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Audio-përgjimi/ Deputeti i PS-së: S’ka fakt juridik edhe nëse është autentik. Fatmir Xhafaj po sulmohet në dy drejtime

20:26 | 23/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Audio-përgjimi/ Deputeti i PS-së: S’ka fakt juridik edhe nëse është autentik. Fatmir Xhafaj po sulmohet në dy drejtime

Deputeti i PS-së Adnor Shameti i ftuar në ‘Fax News’ ka deklaruar në lidhje me audio-përgjimin e publikuar nga PD për vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, se nga pikëpamja juridike ai material nuk ka element për të nisur një një hetim për vepër penale pasi nuk ka fakt penal.

“Në aspektin formal juridik dua t’u garantoj se audio-përgjimi nuk përmban asnjë fakt juridik që të përbënte element apo indicia për të nisur një vepër penale.

Nuk ka fakt penal në audio-përgjimin e paraqitur si prrovë nga PD. Në asnjë nga ata që janë paraqitur nuk del asnjë element i sigurtë për të nisur një vepër penale”, tha Shameti.

Deputeti i PS-së deklaroi se sa i përket gjykimit politik, ministri i Brendshëm po goditet në dy drejtime, duke tentuar ta bëjnë ‘pis’ nëpërmjet të vëllait, ndërkohë që përgjegjësia është individuale dhe nga ana tjetër duke bërë ‘pis’ edhe reformën në drejtësi ku ai ka dhënë një kontribut kryesor.

“Në bindjen time politike sulmi ndaj ministrit Xhafaj në dy drejtime, duke e bërë pis përmes vëllait të tij, dhe nga ana tjetër, bërja pis për procesin e reformës në drtejtësi ku Xhafaj ka edhe aurtorësinë kryesore në drejtimin e saj”, deklaroi Shameti.

Por sa i përket reformës deputeti i PS-së kujtoi deklaratën e zyrës së BE, duke shtuar se është po ai variant i dakordësuar dhe i miratuar me 84 vota, dhe Xhafaj nuk e ka ndryshuar.

“Është e mjaftueshme deklarata e zyrës së BE së se variati është po ai i dakordësuar me 84 vota, nuk ka asnjë ambiguitet dhe nuk ka asnjë dyshim”, tha ai, ndërsa ftoi Prokurorinë që të hetonte për audio-përgjimin.

“Në thelb nuk ka fakt juridik. Ftoj organin e drejtësisë të bëjë punën, ta analizojnë dhe të kryejnë veprimet procedurale dhe të vendosë nëse do të ketë vepër penale’, shtoi Shameti.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Rama se nëse audio-përgjimi nuk del i vërtetë, kemi të bëjmë me një plan kriminal nga PD, Shameti tha se ashtu siç e parashikon ligji nëse e gjitha kjo del si diçka e rreme autorët mbajnë përgjegjësi, duke theksuar se edhe nëse është autentik nuk kemi të bëjmë me fakt penal.

“Deklarata e kryeministrit… si do që të jetë, nuk ka temë, nuk ka gjë, dhe në kushtet ku nuk ka gjë.

Ata që e kanë bërë nëse del që materiali nuk është autentik, atëherë ata persona mbajnë përgjegjësi. Mund të jetë autentik por nuk përbën vepër penale, nuk ka temë, nuk ka gjë”, deklaroi deputeti i PS-së.

Sipas tij kjo është një zhurmë që po bëhet për të dëmtuar procesin e hapjes së negociatave të Shqipërisë më BE-në.

“Xhafajn e njoh dhe sinqerisht e vlerësoj maksimalisht, në të gjitha detyrat që ka qenë ka përfaqësuar me dinjitet veten dhe familjen e tij politike. E gjithë kjo zhurmë për mua nuk është gjë tjetër vetëm tentative e fundit për të bërë pis procesin e hapjes së negociatave”, theksoi Adnor Shameti. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

 

Etiketa: adnor shameti
Pas

Tërmeti në Selenicë, pas transmetimit në Fax News reagon Bashkia: Do gjendet zgjidhje menjëherë

Para

Basha: Xhafaj i ofroi 200 mijë euro dëshmitarit X, e paralajmëroj në mënyrë të prerë…

Para
Basha: Xhafaj i ofroi 200 mijë euro dëshmitarit X, e paralajmëroj në mënyrë të prerë…

Basha: Xhafaj i ofroi 200 mijë euro dëshmitarit X, e paralajmëroj në mënyrë të prerë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI-FOTO/ Qëllohet me plumb në kokë shqiptari në Itali

VIDEO/ Përshtatën lokalin për lojëra fati, në pranga administratori dhe dy klientë

Dështon për herë të 29-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Izraeli “rrëmben” anijen me aktivistë ndërkombëtarë, po dërgonin ndihma drejt Gazës

FSHF falënderon Policinë e Shtetit për sigurinë e garantuar gjatë ndeshjes Shqipëri–Serbi

Shfaqet murtaja në Bulqizë, ngordhin 150 bagëti në Martanesh

Manja: Dixhitalizimi i sistemit gjyqësor, një ndër investimet më të mëdha që kemi ndërmarrë! Në 2027, mikpresim Kongresin Botëror të Drejtësisë

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska, dyshohet si i përfshirë në korrupsion! Sekuestrohen 45 mijë euro

Parakaloi rrezikshëm në rrugë duke i dalë përpara kamionit, gjobitet shoferi në Lezhë

Aksion për objektet pa leje në Himarë, prishen disa godina në Jalë dhe Dhërmi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.