15:21 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

 “Audiopërgjimi është i rremë”, Krimet e Rënda pezullojnë hetimet për çështjen “Babalja”

16:47 | 19/01/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Babalja”, ironizon ish-ministri: Paskan çuar për ekspertim zërin e Agron Llakajt

Prokuroria për Krime të Rënda ka pezulluar dhe ka kthyer në polici dosjen penale në kuadër të të cilës po verifikonte rolin e Agron Xhafajt, vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj për përfshirje të mundshme në një rrjet trafiku ndërkombëtar droge.

Çështja penale u çel pas akuzave të vlonjatit  Albert Veliu, i njohur me nofkën “Babale”. Dosja e famshme e cila po hetohej nga prokurori Përparim Kulluri, është kthyer pasi nga hetimet rezulton se audiopërgjimi është i rremë. Po ashtu dosja në fjalë është kthyer në polici, me qëllim kryerjen e veprimeve të tjera hetimore.

Skandali që po hetohet shpërtheu pas publikimit nga ana e Partisë Demokratike, të një materiali audio, ku një person i identifikuar si “bashkëpunëtori x”, fliste për një bashkëpunim të mundshëm me vellain e ministrit të brendshëm të kohës, për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Më vonë, personi në fjalë, u zbulua se ishte Albert Veliu, i njohur edhe si Berti i Abesë, ish i dënuar për trafik droge. Të njëjtat akuza për Agron Xhafajn, Albert Veliu i bëri edhe përmes një interviste dhënë gazetarit Jetmir Olldashi, e cila gjithashtu u trasmetua nga selia e Partisë Demokratike.

Ndërkohë, më herët Krimet e Rënda zbuluan se audiopërgjimi ishte i rremë dhe se zërin e Agron Xhafajt e kishte realizuar Fredi Alizoti. Ky i fundit, së bashku me Babalen dhe gazetarin Jetmir Olldashi po hetohen për akuzën e kallëzimit të rremë. Alizoti ndodhet nën masën e arrestit me burg, ndërsa Albert Veliu, u arratis ne Kosovë dhe mundi t’iu shpëtonte prangave. Në fund të dhjetorit Babalja u arratis edhe nga Kosova përmes Hungarisë dhe sipas avokatit të tij mbërriti në Belgjikë, ku i është bashkuar pjesës tjetër të familjes dhe ka kërkuar azil politik. Në gjendje të lirë po hetohet gazetari Jetmir Olldashi.

Pas

Përfundon numërimi, Gazmend Bardhi fiton përballë Telitit, ja emrat e fituesve të sekretariateve në PD

Para

Një telefonatë larg lamtumirës, lojtari i Barçës po befason të gjithë me klubin e ri!

Para
Një telefonatë larg lamtumirës, lojtari i Barçës po befason të gjithë me klubin e ri!

Një telefonatë larg lamtumirës, lojtari i Barçës po befason të gjithë me klubin e ri!

Discussion about this post

 



Të Fundit

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Shqipëria me parqe eko-industriale, Gonxhe: 600 mijë euro investim, kthejmë industritë e braktisura ne parqe rekreacioni

Celibashi i përgjigjet Berishës: Komisionerët e PD nuk kontestuan rezultatin brenda vendit

DEA amerikane hap zyrë në Shqipëri. Ambasada e SHBA: Na kontaktoni në WhatsApp për informacione mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Anuela Ristani me “dorë të hekurt”, shkarkon nga Bashkia e Tiranës bashkëpunëtorët e Erion Veliajt

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos vendimin

Operacion kundër terrorizmit në Fushë Kosovë dhe Malishevë, arrestohen dy persona

Manastirliu: Mbi 27 mijë nxënës të klasave të pesta në testin kombëtar VANAF

Vizita në Beograd, Kaja Kallas i jep mesazh të prerë autoriteteve serbe: Zbatoni reformat e nevojshme dhe sqaroni drejtimin strategjik të vendit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.