Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur tre zyrtërtë e PD-së Enkelejd Alibeajn, Ervin Salianjin dhe Gazment Bardhin për të dëshmuar në Prokurori në lidhje me audiopërgjimin e publikuar për vëllain e Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.
Prokuroria ka kërkuar që Alibeaj, Salianji dhe Bardhi të paraqiten nesër në orën 10:30 për të dhënë sqarime në lidhje me autencitetin e video-përgjimit.
Kjo thirrje vjen pak orë pasi kryeministri i vendit Edi Rama e cilësoi jo autentik video-përgjimin e publikuar nga PD dhe kërkoi të shkonin në burg ata që e nxorën. Rama tha se nga ekspetiza që i është bërë audipërgjimi është i montuar.
Kujtojmë se Agron Xhafaj i paditi tre zyrtarët e PD tre ditë më parë për mashtrim me videon ndërsa sot iu dorëzua autoriteteve italiane për të kryer dënimin me burg.
(B.H/Faxweb)