Arjan Hoxha ka qenë i ftuar sot në ‘’Fax News” ku ka komentuar audiopërgjimin e PD-së, publikuar pak ditë më parë.
Sipas Hoxhës marrja e tabulateve vërteton a kanë folur apo jo në telefon. Ai thotë se prokuroria duhet ta kishte arrestuar Agron Xhafajn.
“Të gjitha dyshimet dhe veprimet, e deri tanishme rezultojnë që ky të jetë një përgjim i vertëtë, edhe pse duhet të kryehet një inspektim i zërit i cili ende nuk është bërë nga prokuroria, edhe pse ai inspektim që i është bërë nga kryeministri nuk mund të merret i vërtet”, është shprehur Hoxha.
Ai ka thënë më tej se ekspertiza e thënë nga Rama, nuk ka sesi të kryhet brenda 24-orësh.
‘’Audiopërgjimi do kohë që të vërtetohet, deklarata e Ramës ishte një qëndrim politik. Pretendimet e të dyshuarit X nuk janë mohuar nga ana e të akuzuarit”, u shpreh eksperti.
Hoxha thotë se Ermali në video mund të jetë shefi i kufirit të policisë së Vlorës.
‘’Në momentin që ai ka dorëzuar regjistrimin audio duhet që të ishte arrestuar, pasi ne kemi marrëveshje ekstradimi me Italinë, dhe kjo na detyron që këdo që është dënuar ta arrestojmë. Ndryshimi i emrit nuk është fakt që e inkriminon atë, sa kohë që ligji e lejon që shtetasit të kenë dy emra”, u shpreh më tej eksperti.
‘’Unë mendoj që sa kohë që zoti Xhafaj është në krye të ministrisë së brendshme dhe ka udhëhequr Vetingun në të gjitha institucionet, me pyetje që ndonjëherë shkonin shumë larg. Kur ne i kërkojmë policit që të largohet nga detyra, atëherë dhe ministri duhet që të jetë pjesë e këtij veprimi. Rama është në kundërshtim të hapur me kushtetutën, pasi nisja e hetimeve i takon prokurorisë dhe asnjë institucioni tjetër”, përfundoi Hoxha.
(E.K/FAXWEB.AL)