21:11 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Gazetari tregon faturat: Asnjë ditë në banesë gjatë karantinës, 32 mijë lekë drita dhe 16 mijë uji mbifaturim

21:25 | 05/05/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gazetari tregon faturat: Asnjë ditë në banesë gjatë karantinës, 32 mijë lekë drita dhe 16 mijë uji mbifaturim

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja përmes një lidhje me skype ka thënë për Fax News tha se, qeveria ka shkuar deri sa aty ku ndaj disa qytetarëve janë dërguar fatura të ujit dhe energjisë elektrike me mbifaturime të larta.

“Meqë dua të jap fakte, këto janë dy faturat e mija me të cilat kam paguar ujë dhe drita në periudhën e karantinës ku nuk kam qenë në Tiranë por tek familja ime në Krujë, më kanë sjellë një faturë energjie 32 mijë lekë për apartamentin në Tiranë pa qenë asnjë ditë në shtëpi. E them me përgjegjësi  të madhe, ndërsa e ujit më ka ardhur pa qenë edhe kjo asnjë ditë në shtëpi 16 mijë lekë të vjetra”.

Në lidhje me protestën e 7 Majit Kalaja tha se do të jetë pjesmarrës dhe do të kërkojë të jetë sa më masive teksa radhiti edhe arsyet legjitime sipas tij pse duhet të protestohet.

“Unë do të jem në atë protestë dhe do të bëj maksimumin duke bërë thirrje që të jetë sa më masive. Qeveria ka bërë gjithçka që të bllokojë zërin e qytetarëve, e keqja fiton kur të mirët nuk luftojnë. Ky është momenti për t’ju dalë përballë të këqijave dhe është një moment përballë diktaturës. Kryeministri po përdor karantinën për të shtyrë ditët në pushtet.

Një patriot duhet të jetë gjithnjë gati për të mbrojtur shtetin e tij nga qeveria e tij. Një qeveri është e përkohshme, shteti është i përjetshëm dhe burra e gra duhet ta mbrojnë. Një popull nuk mund të jetë fatalist duke mbajtur në këmbë një qeveri që ka ardhur me vota në 2013, por që sot është pakicë dhe kur sundon pakica quhet tirani. Sipas ligjit Pólicia njoftohet dhe nuk merret leje. Kjo bëhet edhe në vigjilje të masave dhe ndryshimin në Kodin Pénal sepse analfabetët votuan me sy mbyllur ato ndryshime që futen në fuqi më 8 maj”, tha ai për Fax News.

Kalaja foli edhe për problematikat në fasonëri dhe pagën e luftës, ndërsa iu referua edhe trajtimit të këtij problemi nga vendet e tjera.

Kalaja tha se shqiptarët nuk pyesin më për masat e Ramës duke argumentuar se, kanë mbushur rrugët e kryeqytetit ditët e fundit, dhe shtoi se ata nuk duan të shkelin ligjin por të ndjehen dhe trajtohen si qytetarë europian.

“Të thuash mos bëj politikë në këtë periudhë është mëkat sipas meje, sepse kjo politikë na ka marrë në qafë, kjo politikë nuk mbylli call center-at dhe fasonëritë. Duhet të trajtoheshin punonjësit me pagën e luftës siç thotë kryeministri pavarësisht se nuk jam, dakort me termin. Ndryshe nga vendet perëndimore, për 15 milionë euro që kursen kryeministri Rama nga paketa e ndihmës, nuk mi mbyll. Po e trajton buxhetin e shtetit si sundukun e tij në Surrel, sepse paratë ai i depoziton në bankat e jashtme e dimë të gjithë.

Duhet të trajtohen punonjësit me pagën minimale. Nëse nuk bëjmë atë që bëri Amerika duhet të bëjë atë që bën Serbia. Vuçiç, miku i Ramës i dha çdo qytetari të tij, plus rrogës edhe 100 euro në dorë. Ka ardhur në një moment kur qytetarët nuk pyesin për kryeministrin. I keni parë rrugët e mbushura të Tiranës? Shqiptarët nuk duan të shkelin ligjin por duan të jenë njësoj dhe konsiderohen njësoj me qytetarët europian”, tha gazetari.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

“Ti do të gjesh burrë për vete”, konkurenti i nxjerr të palarat emisionit të njohur: Emisioni është me skenare, autorja nuk duronte…

Para

Zbardhen SMS-së/ I lidhur me adoleshenten në Sarandë, zbulohet historia tjetër e dashurisë së Gentian Ruçit me një 37-vjeçare: E dërgoi tek miqtë e tij rumunë në Itali

Para
Zbardhen SMS-së/ I lidhur me adoleshenten në Sarandë, zbulohet historia tjetër e dashurisë së Gentian Ruçit me një 37-vjeçare: E dërgoi tek miqtë e tij rumunë në Itali

Zbardhen SMS-së/ I lidhur me adoleshenten në Sarandë, zbulohet historia tjetër e dashurisë së Gentian Ruçit me një 37-vjeçare: E dërgoi tek miqtë e tij rumunë në Itali

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

DASH ngre alarmin për Iranin: Thirrje urgjente për largim të menjëhershëm të amerikanëve

34 vite PS, Rama: Kur të mos jetë Gramozi në këtë oborr, atëhere shqetësohuni

KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e Petrit Hysës

Rama: Mandati i katërt nis me një skuadër të re dhe të jashtëzakonshme

PS feston 34 vite, Klosi: Ky mandat shënon afrimin me Evropën

34 vjetori i themelimit te Partis Socialiste

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.