09:00 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Aulon Kalaja: Rama ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve, bënte gastorin dhe ishte sèksi

20:30 | 30/06/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Aulon Kalaja: Rama ka pasur mbështetjen e ndërkombëtarëve, bënte gastorin dhe ishte sèksi

Aktivisti Aulon Kalaja ka deklaruar në studion e lajmeve të Fax News gjatë një interviste me gazetarin, Enea Meksi se Partia Demokratike po bën një process demokratik në përzgjedhjen e kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa ka bërë apel që këtë model ta marrin si shembull edhe subjektet e tjera politike në vend.

“Do të jenë vetë demokratët që do të vendosin me votë për ata që do ti përfaqësojnë. Formulari për tu bërë kandidat për deputet në PD ka kërkesa shumë të mëdha, pyetet jo vetëm për distancimin nga krimi, por edhe figurën, nivelin arsimor por edhe për pasurinë. E përshëndes dhe inkurajoj këtë fakt sepse nuk fitojnë vetëm të djathtët por të gjithë qytetarët. Ftoj të gjitha partitë politike që ta bëjnë këtë proces. Kemi një Tiranë të madhe por një Shqipëri të vogël, pas disa vitesh me këtë trend do të kemi  zhdukje të disa qyteteve dhe kjo duhet ndalur”.

Në lidhje me raportet e kryeministrit Edi Rama me vendet perëndimore, Kalaja tha se ia kanë mbyllur duart, ndërsa pohoi se dy vitet e fundit nuk ka pasur asnjë takim të nivelit të lartë me zyrtarë të vendeve që kanë peshë në BE por jo vetëm.

Ndërkohë, aktivisti ka pranuar se Rama ka qenë një figurë e mbështetur nga liderët e perëndimit pasi ju dukej gastor dhe seksi me veshjet e tij.

“Rama është një njeri i izoluar, është fakt se nuk e pret askush në perëndim, nuk ka asnjë vizitë zyrtare dy vitet e fundit në vendet perëndimore, në vende që i japin tonin politikës ndërkombëtare, edhe më keq do të bëhet sepse është epilogun e pushtetit të tij. I ka pasur ndërkombëtarët në krah, por i ka pasur si gastor në oborret e Europës, si një njeri që  tregonte barsoleta dhe ishte shumë po themi seksi për mënyrën se si vishej për shumë lider të BE, se ne i dimë kombinimet e frikshme të kryeministrit si e si për të fituar vëmendjen.

Por kemi parë edhe në sulmin ndaj gazetës, apo se si mblodhi komunitetet fetare që i dërgoi atje, apo lapsat me ngjyra. Kjo magji prej prestigjiatori që nxirrte lepurin nga kapelja, një ditë do të merrte fund, faktet janë aty sa i përket ekonomisë. Shqipëria ka rënë me 5 pikë sa i përket ekonomisë dhe investimeve të huaja. Nga bandat e kryeministrit Rama janë rrahur barbarisht. Bëmat e gaztorit Rama një ditë do të merrnin fund”, tha Kalaja.


(F.GJ/FAXWENEWS.AL)

Etiketa: Aulon Kalajagastori edi ramavishej seksi
Pas

Nisin lëvizjet për liberalizimin e vizave për Kosovën, Grenell merr meritat: Më në fund! Jemi shumë të lumtur

Para

Biznesmen dhe zeshkan, dikush sapo ‘i zbuloi’ të dashurin moderatores shqiptare

Para
Biznesmen dhe zeshkan, dikush sapo ‘i zbuloi’ të dashurin moderatores shqiptare

Biznesmen dhe zeshkan, dikush sapo ‘i zbuloi’ të dashurin moderatores shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Projektligji multitrilionë dollarësh i Trump/ Seancë maratonë votimesh në Senatin Amerikan

COVID-19 prezent, konfirmohen 6 raste të reja, përjashtohet nënvarianti i ri! Drejtoresha e ISHP thirrje për kujdes në higjienë

Rritet ndjeshëm numri i udhëtimeve të shqiptarëve në 2024, dominojnë Tirana e Italia

Kush janë të akuzuarit për sulmin në Banjskë që u panë pranë Presidencës së Serbisë?

FBI dhe NSA: Sulme kibernetike nga Irani ende të mundshme

“Përvëlohet” Europa/ Pritet verë akoma më e nxehtë! Sa të rrezikshme janë temperaturat e larta?

Kriza godet fasonët: Rrezikohen mbyllje masive dhe humbje vendesh pune

Shpërthim në një fabrikë kimike në Telangana, Indi, 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Horoskopi për ditën e sotme, 1 korrik 2025

Bisedimet me Iranin? Trump: Nuk kam komunikuar me Teheranin që prej shkatërrimit të centraleve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.