15:00 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Grekët nuk kanë dalë kurrë duarbosh nga ne” aktivisti zbulon ‘çështjen’ e fshehur që u diskutua në tryezë me ministrin Dendias

20:13 | 20/10/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Grekët nuk kanë dalë kurrë duarbosh nga ne” aktivisti zbulon ‘çështjen’ e fshehur që u diskutua në tryezë me ministrin Dendias

Aktivisti Aulon Kalaja i ftuar mbrëmjen e sotme në studion e lajmeve në Fax News foli në lidhje me vizitën e ministrit të Jashtëm grek Nikos Dendias në Tiranë dhe për çështjen e detit si dhe të ligjit të luftës.

Kalaja nënvizoi faktin se me rëndë është që negociatat për çështjen e detit të mos i lihen në dorë kryeministrit Edi Rama.

Më tej gjatë fjalës së tij Kalaja shtoi se ministri grek duhet të kishte ardhur me një dokument zyrtar për heqjen e ligjit të luftës.

Po ashtu Kalaja ngriti dyshime që në tryezë është diskutuar edhe një çështje tjetër, e cila nuk është bërë publike dhe që ka të bëjë me fitimin e koncesionit nga kompania greke ‘Terna’ për rrugën Milot-Fier.

Kalaja tha se grekët nga vendi jonë nuk kanë dalë duarbosh, dhe se ministrit grek i është premtuar koncesioni që kap vlerën 1.2 miliardë euro dhe se për 35 vite do të rëndojë për shqiptarët 20 euro vajtje-ardhje.

“Sot ministri grek nuk erdhi me një vullnet dhe dokument zyrtar që ta hiqte ligjin e luftës. Ligji i Luftës është një ligj i kalbur. Që ta kuptojnë edhe shqiptarët, ne jemi në gjendje lufte me Greqinë. Ato e kanë përdorur si një kalë lufte, për çështjen e  tokave çame, por ai është një ligj i vdekur pasi të dy vendet janë anëtare të NATOS.

U përmend si një arritje, por nuk na u tha se kur dhe si do të hiqej. Shprehu vullnetin e supozuar të Mitsotakis. Pse nuk foli për çështjen Çame, për shkollat shqipe që duhet të hapen në Greqi. Pse nuk foli për varrezat çame?

Gjykoj se në tryezë mund të jetë folur për një çështje tjetër. Grekët sa herë kanë ardhur në Shqipëri nuk kanë dalë duar bosh. Ministri Dendias doli shumë i qeshur, pavarësisht se u protestua për ardhjen e tij. Bëhet fjalë për një çështje që do të zgjidhet brenda javës këtu do të jemi.

Bëhet fjalë për 1.2 miliardë euro, që kompania ‘Terna’ do të marrë në koncesionin e rrugës Milot-Fier. Ky zotëri të merrte garanci nga Rama dhe të tjerët. Koncesioni që i kemi dhënë grekëve për 35 vite do të rëndojë për shqiptarët 20 euro vajtje-ardhje. Shpresoj shumë që jo, por nuk besoj se grekët do të dalin duarbosh nga ky vend.“- tha Kalaja.

(M.Q/Faxweb.al)

Pas

“I dukemi vend vasal”, ish deputeti i PD del kundër vendimit për të çuar ‘Detin’ në Hagë: Miliardat e shqiptarëve nuk duhet ti kalojnë grekëve

Para

“Mrekullia në qelinë nr 7” bëri të gjithë botën të ‘shpërthente’ në lot, zbulohet kuptimi i shprehjes së famshme ‘lingo lingo shisheler’

Para
“Mrekullia në qelinë nr 7” bëri të gjithë botën të ‘shpërthente’ në lot, zbulohet kuptimi i shprehjes së famshme ‘lingo lingo shisheler’

"Mrekullia në qelinë nr 7" bëri të gjithë botën të 'shpërthente' në lot, zbulohet kuptimi i shprehjes së famshme 'lingo lingo shisheler'

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia Rrugore e Tiranës – Kontrolle intensive, 24/7, për sigurinë në rrugë

Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë

Korçë/ Inaugurohet godina e re e Konsullatës së Greqisë, në ceremoni marrin pjesë ministrat Hasani dhe Gerapetritis

Bashkëpunim i qëndrueshëm Shqipëri–Gjermani: Policia e Shtetit pajiset me teknologji të lartë nga BKA

Kryemadhi i përgjigjet “flakë më flakë” Metës: Fans i Zegjinesë

Arrestohet në Morinë shtetasi me armë të fshehur në automjet(EMRI)

Berisha për hetimet ndaj Bankers: Nuk mbroj asnjë kompani, por të vërtetën! Prokurori veproi nën diktatin e Lubisë

Situata e zjarreve në vend/ 6 vatra aktive në disa bashki, mbi 65 hektarë tokë të djegur

“Prokurorja Gjeli legalizoi krimin në zemër të Thethit”, Rama: Do t’i përcillet Këshillit të Lartë të Drejtësisë

Trump: Jemi afër një marrëveshjeje për Rripin e Gazës, mund të arrihet brenda javës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.