Bashkëshortja e liderit të PD-së, Lulzim Basha u bashkua protestës së opozitës ditën e sotme. Ndonëse në orët e para të tubimit ajo nuk ka rënë në sy dhe kreu i PD-së shoqërohej nga ish-kryeministri Sali Berisha, Aurela Basha ka zgjedhur të bashkohet me bashkëshortin e saj pasi pjesa më e madhe e protestuesve ishin larguar.
Po kështu Basha ka postuar vetëm pak minuta më parë një foto nga protesta ku shfaqet bashkë me gruan e tij, Aurelën. “Bashkë me Aurelën, në shesh, krah mijëra familjarëve të tjerë, për një vend dhe shoqëri më të mirë për fëmijët tanë. Ngrihemi Bashkë”, shkruan Basha. Në këtë foto ata shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit duke komunikuar dhe ky i fundit i thotë diçka. (J.V/Shuplaka)