Aurela Gaçe njihet tashmë për profesionalizim e saj në muzikë. Pas lindjes së vajzës së dytë ajo i është rithyer prapë skenës së muzikës.
Në një koncert në Selanik ajo përveç performancës në muzikë ajo na ka treguar edhe tjetër “aftësi” të saj.
Florian Marku është kampion bote në Kick Box, dhe ka qenë në këtë koncert. Por çfarë ndodh nëse ata ndajnë skenën së bashku? Kërcet grushti dhe kjo duket mjaft qartë në këtë video.
Për një moment këngëtarja shqiptare ka lënë mikrofonin dhe i ka treguar Florianit se çfarë di të bëjë. Ata improvizuan disa lëvizje, dhe neve na duhet ta pranojmë që në pamje të parë, Aurela nuk duket keq. Madje Aurela i ka marrë ca mësime të mira nga stërvitjet që bën kohët e fundit në palestër pas lindjes së vajzës së saj të dytë.
Kampioni Florian Marku. Bëmë pak boks, nuk e besonte që unë bëj namin në boks.”, shkruan Aurela Gaçe. (J.V/Shuplaka)