Këngëtarja Aurela Gaçe ka humbur gjyshen e saj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja me anë të një postimi në Instagram . Aurela shkruan se ndjehet e pikëlluar për humbjen e gjyshes dhe dhimbjen ia shton fakti që ndodhet në SHBA, për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Postimi i plotë i këngëtares
Nena ime?
Para pak javesh isha tek ti dhe le nje amanet qe fatmiresisht e xhirova.
– “Kur te vdes une, dua te kendoni” -me the- dhe fillove mi tregove vargjet ….
“Do kendoj ,por s’më bën zëri, qysh t’ja bëj këtij hatëri, qysh t’ja bëj derës së madhe, që po heq shumë halle” ….
Ti ishe dera e madhe qe po vuaje ne ditet e tua te fundit, mes dhimbjesh ne shtrat, duke folur me fotot e femijeve te tu te ikur para kohe…mbase u thoshe qe do t’u shkoje pranë, mbase u thoshe se te kishte marre aq shume malli…le.mbas femije e niper e mbesa plot e më beso se asnje nga ne sot nuk ka fuqi te kendojë .
Te dyja gjyshet e mija nuk kam arritur t’i percjell ne banesen e fundit, duke qene shume shume larg (USA) , por dhimbja e loti eshte shume i hidhur.
Mburresha me ty , si nje grua shume te forte ne cdo aspekt . Ti ishe nëna e mamit tim, dhe ajo sot të humbi ty..dhe ne familja e madhe humbem te fundit njeri qe mbante hapur deren e madhe…
…tani do te kendosh atje lart ne parajsë, me ata qe të mungonin aq shume…u prehesh ne paqe nëna ime …engjelli yne