Është një nga këngëtaret më të dashura për publikun dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale. Fjalën e kemi për këngëtaren Aurela Gaçe e cila vetëm 2 muaj më parë solli në jetë vajzën e saj të dytë.
Edhe pse ende nuk keni parë një fotot të vajzës së dytë të këngëtares në rrjetet sociale, Aurela nuk e ka aspak problem të pozojë vetë edhe pse me ca kile më shumë. Gjithsesi është e sigurt që këngëtarja nuk do të tërhiqet nga ushtrime fizike, ashtu sikurse ka bërë edhe më herët ku një pjesë të madhe të ditës e kalonte në palestër, çka reflektohej edhe në fizikun e saj. “Opo na shkon shëndeti, na shkon e na vjen”, shkruan kënhëtarja ën foton e publikuar në Instagram. (J.V/Shuplaka)
Discussion about this post