Aurela Gaçe dhe Eli Fara janë dy miqesha mjaft të mira dhe këtë e kanë treguar jo pak herë. Sot gjatë programit “Lart e Poshtë”, që pati premierën në ekranin e RTSH1-HD, Aurela ndau me publikun momentin kur ia prezantoi partnerin e jetës, mikeshës së ngushtë, Eli Farës.
“Unë e kisha kuptuar që kisha rënë në dashuri dhe duke i folur Elit për ndjenjat e mia, i them hajde takoje një herë ti, meqë kur bie brenda njëri sy nuk shikon.
Vjen Eli, na takon… Ne rrinim me Skerdin, bënim muhabet me Elin në tavolinë dhe shikonim njëri-tjetrin… Gjatë kësaj kohe e pyes Elin, – ‘hë ç’mendim ke?’… – ‘Do kënaqet njerëzia duke ju parë se ju jeni në botën tuaj”, – ishte përgjigjja e Elit, tregon Aurela duke qeshur.
“Kishte apo nuk kishte njerëz, këta ishin në botën e çudirave, nuk kishin nevojë për asnjë, as për të marrë mendim, për asgjë”, – përforcoi Eli.
(E.K/SHUPLAKA)