Të dy mjaft energjikë dhe sigurisht që kanë qenë të ftuar special në një dasëm që është zhvilluar së fundi. Është fjala për Aurela Gaçen dhe Renato Mekollin.
Dyshja kanë kërcyer së bashku, siç vetëm ata dinë. Aurela madje ka bërë edhe “twerk”, dhe kjo skenë ka shkaktuar mjaft të qeshura.
“Kur bëhen Renato Mekolli dhe Aurela Gaçe bashkë ka pasoja të fuqishme energjie. Fieri dhe Vlora bëhen 1”,shkruan Renato në videon e publikuar në Instagram.
Ndërkohë që ritmet e muzikës kanë qenë të ndryshme nga ajo shqiptare te këngët e huaja më të pëlqyera në ditët e fundit.
Frikën s’ja kemi as njërit dhe as tjetrit, se ndërsa Aurela është këngëtare dhe e ka në gjak muzikën, Renato nga ana tjetër ka fituar një konkurs kërcimi mes yjeve.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post