10:22 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Auron Tare: Hëm, o njerëz, ç’duam me Skënderbeun?! Të na vijë turp për ç’ka i kemi bërë Krujës

14:32 | 17/01/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Auron Tare: Hëm, o njerëz, ç’duam me Skënderbeun?! Të na vijë turp për ç’ka i kemi bërë Krujës

Drejtori i Agjensisë së Burimeve Natyrore, Auron Tare ka bërë sot një reagim të fortë në lidhje me trajtimin e çështjes së mjedisit sidomos në zonën e Krujës. 

Duke iu referuar vitit të Skënderbeut, Tare thotë se nuk kemi pse merremi më me të pasi ai e ka bërë historinë, teksa vëmendja duhet të kthehet nga malet e Krujës që janë kthyer në gurore.

Po ashtu thotë Tare, kushdo që vjen në Tiranë do të habitet nga shkatërrimi i pejsazhit të Krujës. 

Çështja e mjedisit është një nga më problematiket në vendin tonë, teksa sipërfaqe të tëra të territorit janë shfrytëzuar keq. 

REAGIMI I PLOTË I TARES:

Kam nje jave qe kudo qe e kthej TV shikoj debate te ethshme per Skenderbene. Debate pa fund, shpjegime, te reja te vjetra fakte etj.

Do kete ekspozita, ceremoni mbjellje pemesh per Skenderbene, libra, forume, dokumentare etj etj. DMTH autobuzi i famshem i Kucit kete here ka marre brenda specialistet e Skenderbeut. 

Hem, ore njerez, ne vend qe te ulim koken te na vije turp per ate qe i kemi bere Krujes nuk leme televizore pa dale per te folur per Skenderbene. Po cduam ne me Skenderbene? 

Skenderbene e duan ata njerez qe ja mbrojne, ja respektojne trashegimine kulturore te tij. Brezi yne dhe ai qe po vjen pas ja beri malet e Krujes gurore, ja preu pyjet dhe vreshtat duke i bere pallate, ja prishi pazarin e bukur te Krujes dhe e mbushi kalane me lokale.

Kushdo qe vjen me avion ne Tirane habitet nga shkaterrimi i pejsazhit te Krujes nga fabrikat e cimentos dhe furrat e gelqeres. Ne nje vend tjeter Kruja do ishte nje qender e rendesishme pelegrinazhi boteror per madheshtine dhe historine e lavdishme mesjetare. Lereni Skenderbene atje ku eshte ne parajse se edhe atij i vjen turp per ate qe ne pasardhesit i beme qytetit te cilin ai e mbrojti me shpate ne dore.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Auron Tarekrujeskenderbeu
Pas

Grabitja e bankës, flet punonjësi i sigurisë: Më kapi në befasi, më drejtoi armën

Para

E plagosi me armë gjahu të riun, arrestohet 55-vjeçari në Has

Para
Velipojë, vazhdon aksioni për moratoriumin e gjuetisë, procedohen 3 persona

E plagosi me armë gjahu të riun, arrestohet 55-vjeçari në Has

Discussion about this post

 



Të Fundit

Koçiu: Realizohet kranioplastika e parë, mjekët e spitalit “Memorial” i kthejnë shpresën për jetën 75-vjeçarit

Vau i Dejës/ Ndezi zjarr në varrezat e fshatit Barbullush, arrestohet në flagrancë autori i dyshuar

Situatë e rënduar e zjarreve në Qarkun Dibër, terreni i thyer vështirëson izolimin e vatrave

Zbardhen dy grabitje në Kavajë, përfundojnë në pranga dy persona

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.