Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka njoftuar se vendi i tij do të dhurojë edhe një milion doza të vaksinave të coronavirusit të prodhuara nga AstraZeneca për Ballkanin Perëndimor (Kosova, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore).
Ai e vuri në dukje këtë gjatë një vizite në New York, ku gjithashtu vizitoi selinë e Kombeve të Bashkuara dhe foli për pasojat negative të pandemisë së coronavirusit.
“Një gjë është e qartë, ne duhet të bashkëpunojmë dhe të mbështesim njëri-tjetrin. Ne duhet të mësojmë nga njëri-tjetri dhe të ndajmë shembuj të praktikës më të mirë”, tha kancelari Kurz.
Ai premtoi se vendi i tij do të ishte një partner i atyre që kanë nevojë për ndihmë dhe pret që pandemia të kapërcehet dhe të kthehet në jetën normale, raporton heute.at.
Siç tha ai, masat epidemiologjike do të shtrëngohen në Austri vetëm nëse është e nevojshme. Ai beson se do të jetë më e pranueshme që qytetarët të sillen më me përgjegjësi.
Kujtojmë se më herët shteti austriak ka ndarë 600 mijë vaksina për shtetet e Ballkanit Perëndimor.