Minsitri austriak i mbrojtjes, Hans Peter Doskozil ka hartuar një plan që do të riparonte politikën e Bashkimit Europian për emigrantët duke propozuar vendosjen e një kufiri me ta dhe lejimin e aplikimit për azil nga jashtë kufinjëve të BE-së.
Ky lajm u publikua nga gazeta “Blid” ditën e djeshme dhe në këtë të përditshme ministri u shpreh se ndryshimet janë teje të nevojshme për të krijuar një sistem me të rregullt për emigracioni e ligjshëm të atyre që kërkojnë azil në vendet e bllokut.
“Gjithçka bëhet për t’i dhënë fund politiakve të dështuara eurpoine për azilantët. Në duhet të pranojmë dhe të jemi të ndershëm se BE-ja ka kapcitete të kufizuara për të prtiur më shumë emigrantë. Ndaj duhet të ndalim emigrimin e jashtëligjshëm”, tha ministri.
Po kështu “Blid” thekson se plani i Dozkozilit bën thirrje për një kufizim të emigrimit në BE dhe sjell edhe kufizime në vende të cilat nuk kanë ndonjë kapacitet kufizimi për emiragrantët, si për shembull Gjermania. Po kështu ministri bën thirrje për krijimin e qendrave për azilatët në vende si Nigeria, Jordania dhe Uzbekistani, duke shtrytëzuar më së shumti mjediset ekzistuese të përdoruara nga Agjensia e Kombeve të Bashkuara për Emigrantët. (J.V/Shuplaka)