12:57 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Austria: Po rishikojmë statusin e refugjatëve sirianë

09:24 | 20/12/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Austria: Po rishikojmë statusin e refugjatëve sirianë

Austria është duke rishikuar statusin e refugjatëve sirianë që kanë arritur në këtë shtet më pak se pesë vjet më parë, ka bërë të ditur kancelari Karl Nehammer të enjten, pas raportimeve në media se disa kanë pranuar letra se “nuk duhet t’i frikësohen persekutimit politik”.

Nehammer, konservator, i cili po tenton të formojë koalicionin e ri qeveritar, teksa është duke u kritikuar ashpër nga e djathta ekstreme, ka thënë qysh prej rënies së regjimit të Bashar al-Assadit, më 8 dhjetor, se duhet rivlerësuar situata e sigurisë në Siri, në aspektin nëse duhet lejuar dëbimet atje.

Prej atëherë, ai dhe qeveria e tij e përkohshme kanë sqaruar se fokusi fillestar do të jetë në dëbimet vullnetare dhe që atyre që dëshirojnë të kthehen në shtëpi vullnetarisht, do t’iu ndahen 1.000 euro. Austria është në mesin e dhjetëra shteteve evropiane që kanë pezulluar kërkesat e sirianëve për azil.

“Austria është duke rishikuar përshtatshmërinë për mbrojtje të sirianëve që kanë qenë në shtet më pak se pesë vjet”, ka thënë Nehammer përmes një postimi në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

 

 

Ligji austriak u mundëson autoriteteve që të revokojnë statusin e refugjatit, në disa raste, brenda pesë vjetëve të miratimit. Sirianët përbëjnë grupin më të madh të azilkërkuesve në Austri. Partia Popullore e Nehamerit është e ashpër ndaj imigrimit, në pikën që edhe partia e ekstremit të djathtë, Partia e Lirisë (FPO), e ka akuzuar për vjedhje idesh.

Partia euroskeptike FPO – e afërt me Rusinë – i ka fituar zgjedhjet parlamentare të 29 shtatorit, duke fituar rreth 29 për qind të votave, mirëpo duhet të ketë një partnere koalicioni për të siguruar shumicën dhe për të formuar qeverinë. Meqë asnjë parti nuk ka qenë e gatshme të bashkëpunojë me të, presidenti austriak i ka kërkuar Nehammerit të formojë qeverinë. Ai është aktualisht në bisedime me Social-Demokratët dhe Neo-liberalët./ REL

Pas

Dëbimet e emigrantëve në SHBA, arrijnë nivelin më të lartë të dekadës

Para

Asllani realizoi gol fantastik, trajneri i Interit: Sinjal shumë i rëndësishëm për mua

Para
Asllani realizoi gol fantastik, trajneri i Interit: Sinjal shumë i rëndësishëm për mua

Asllani realizoi gol fantastik, trajneri i Interit: Sinjal shumë i rëndësishëm për mua

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mali i Zi shkurton orarin e punës! Qeveria projekton 7 orë punë, Unioni i Punëdhënësve del kundër

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.