04:20 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Autizmi në Shqipëri, flasin ekspertët: Po shndërrohet në krizë të shëndetit publik, nuk ka burime njerzore për të ofruar shërbime

13:24 | 05/04/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Autizmi në Shqipëri, flasin ekspertët: Po shndërrohet në krizë të shëndetit publik, nuk ka burime njerzore për të ofruar shërbime

Në Shqipëri, një në 68 fëmijë lind me çrregullime të spektrit autik. Sipas statistikave zyrtare, 850 fëmijë trajtohen me pagesë invaliditeti në masën 10 mijë lekë. Por, rritja me shpejtësi e numrit të fëmijëve më këto çrregullime nga viti në vit, e ka gjetur shëndetësinë shqiptare të papërgatitur për të ofruar shërbime mbështetëse për rehabilitimin e tyre. Ekspertët thonë se është përmirësuar diagnostikimi, por kjo duhet të pasohet me ndërhyrje me terapi.

“Çdo vit, numri i fëmijëve me çrregullime të spektrit autik rritet me 40-50%. Krizë shëndetësore është sepse numri i rasteve të reja është më i madh se i atyre ekzistuese dhe nuk ka burime njerëzore për të ofruar shërbime. Ç’është më rëndësishmja, ndërhyrja duhet bërë në kohë të hershme dhe jo më vonë se dy vjeç”, shprehet Prof. Dr. Ariel Como, i cili në Komisionin e Shëndetësisë, përfaqësonte Fakultetin e Mjekësisë, Shërbimin e Psikiatrisë dhe po ashtu, fondacionin “Fëmijët shqiptarë”.

Prindërit e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik kërkojnë ndihmë nga donatorët që t’i mbështesin financiarisht për t’u bërë të mundur terapinë rehabilituese. Një seancë terapie te psikologët privatë kushton 2 mijë lekë dhe kjo shifër është e papërballueshme prej tyre për sa kohë seancat duhet të jenë intensive, të vazhdueshme dhe për një kohë pa limit.

Por, problem mbetet edhe arsimimi i këtyre fëmijëve me qëllim integrimin e tyre. Ministria e Arsimit ka futur mësuesit mbështetës nëpër klasa të sistemit arsimor parashkollor dhe atij fillor, por kjo është e pamjaftueshme. Fëmijët me çrregullime të spektrit autik përbëjnë 26% të numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe ata kërkojnë program të veçantë, ndërkohë që mësuesit mbështetës kanë njohuri të përgjithshme për aftësinë e kufizuar.

Burimi: doktor33.al (revistë online e specializuar për shëndetin)

Etiketa: autizmishendeti publik
Pas

U mund në mënyrë të turpshme nga Liverpol, Guardiola: Ka edhe një ndeshje, të bindemi që ia dalim

Para

Albërie Hadërgjonaj një “shitëse” seksi në Amerikë ?!

Para
Albërie Hadërgjonaj një “shitëse” seksi në Amerikë ?!

Albërie Hadërgjonaj një "shitëse" seksi në Amerikë ?!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vendimi i qeverisë/ Shqipëria dhe Serbia marrëveshje në parim për njohjen e sigurimeve shoqërore dhe përfitim të pensioneve

Gjendet i pajetë një 65-vjeçar në fshatin Xibër-Murrizë të Klosit, policia heton rrethanat

Riaktivizohet vatra e zjarrit në vendgrumbullimin e mbeturinave në Vlorë, në terren ndodhen forcat zjarrfikëse dhe mjete të rënda

Lista Serbe në ‘numërim mbrapsht’ drejt zgjedhjeve lokale në veri

Akuzat e rreme për vrasje në Serbi, Kosova në këmbë për lirimin e ish-efektivit Spahiu

SHBA/ Marinsat zbresin në rrugët e Los Angeles, urdhër për ndalim të protestuesve

Siguria në pikëpyetje, SHBA po përgatit planin për evakuimin e ambasadën e saj në Irak

“Nënat britanike duhet të pranojnë se bijtë e tyre do të vdesin për Finlandën”, Kuleba: Ndryshe nuk ka NATO!

“Rusia do ta testojë NATO-n”, Shefi i inteligjencës gjermane: Do dërgojë “të vegjlit e gjelbër” në Estoni

Kina humb “Dragoin e Egër”, avioni luftarak modern bie në xhunglën e Myanmarit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.