Pas 4 muajsh, sot rinisi punën transporti publik. Nga një vëzhgim i kryer me sy të lirë mëngjesin e kësaj të hëne në kryeqytet, në stacionet e autobusëve janë parë shumë pak persona, po ashtu edhe në autobus.
Gazetarja e Fax News Mirilda Tili ka realizuar një intervistë në autobus me Ervin Shijakun, administrator i “Shega Trans”, të cilin e ka pyetur edhe për abonetë e muajit mars. Shijaku tha se kjo është kompetencë e ministrisë së Financave, pasi sipas tij nuk është një pjesë që u takon operatorëve.
“Problemi është i tillë është letër me vlerë dhe nuk është pjesë e operatorëve. Është minsitria e Finanacve që e rivlerëson dhe jo ne! Është si kartëmonedha që skadon, nëse mendon Ministria e Finanacave që duhet të dalë sërish në qarkullim, e vendos ajo. Kjo abone nuk varet nga operatori por nga shteti.”- tha Shijaku.
Sa i përket rritjes së çmimit të biletës, Shijaku tha se nuk do të ketë ndryshim të çmimit, pasi ministria dhe bashkia kanë rënë darkord për rimbursim.
Transporti publik ka rifilluar punën pas arritjes së marrëveshjes me Bashkinë e Tiranës për të marrë një pagë të dytë lufte prej 40 mijë lekësh dhe ndryshimi i protokollit, dy kërkesat e tyre të panegociueshme, për të cilat kanë zhvilluar disa protesta.
Sakaq fatorinot dhe shoferët nuk do të mbajnë përgjegjësi në rast se në autobus do të ketë qytetarë pa maskë, por përgjegjësia do të jetë individuale.
Discussion about this post