Një akident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7 e 30 të mëngjesit në fshatin Lutfinjë të Tepelenës.
Autobusi i linjës Sarandë-Tiranë plot me pasagjerë ka shkarë dhe si pasojë ka përplasur një autoveturë të tipit ‘’Hungai’’.
Nga aksidenti mësohet nga ‘’SHUPLAKA’’ se kanë mbetur të plagosur tre persona, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Të tre ata kanë qenë pjestarë të një familje dhe udhëtonin me autoveturën. Mes të plagosurve është edhe një fëmijë.
Shkak i këtij aksidenti që ka trembur jo pak pasagjerët mësohet të ketë qenë ngrica në rrugë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve. (E.K/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”766″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]