Policia ka identifikuar autorin e vrásjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa që u ekzèkutua dy ditë më parë në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë dhe ka nisur kërkimet për kapjen e tij. Autori i dyshuar i krímit të rèndë është vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrárë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.
Autori i dyshuar është Viktor Marku 34 vjeç, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krím.
Mbeten të paqarta motivet e ekzèkutimit të Billës por hákmarrja mbetet pista kryesore e dyshimit. Dyshohet se Hekuran Billa, ka ekzèkutuar Prel Markun me plùmb në ballë, në atë kohë 22 vjeç. Billa rezulton i përfshirë në një rrjet pròstitucioni në Angli.
Hekuran Billa, atëherë 28 vjeç, qèlloi Prel Markun, 22 vjeç, në Park Royal në 14 tetor 2006. Për këtë krím, u shpall fajtor për tre akùza për vràsje në tentativë dhe vràsje të Prel Marku, dhe u dènua me bùrgim të përjetshëm, me një mandat minimal të rekomanduar prej 34 vjet.
Hekuran Billa, me origjinë nga Kukësi, është një emër i skanuar nga drejtësia angleze, i cili në vitin 2008 ka vrárë një person të identifikuar si Prel Marku. Hekuran Billa njihej edhe me emrin tjetër, si Herland Bilali.(A.M/Faxweb.al)