Autoritetet e sigurisë në Suedi janë të bindur se autori i sulmit në Stokholm, drejtuesi i mjetit që vrau katër persona dhe plagosi 15 të tjerë, dyshohet të ketë vepruar në bashkëpunim me persona të tjerë.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ai është simpatizant i Shtetit Islamik në rrjetet sociale. Policia suedeze është e bindur se ka arrestuar shoferin e kamionit, identiteti i të cilit nuk dihet, por është një shtetas uzbek 39 vjeç, simpatizant i ISIS.
Në llogarinë personal të tij në “Facebook” janë gjetur postime të hershme të materialeve propagandistike në mbështetje të Shtetit Islamik.
Ndërkohë një pajisje të dyshimtë është gjetur në kamionin që një ditë më parë vërshoi kundër turmës në një lagje të Stokholmit.
“Objekti u gjet në ulësen e shoferit, por nuk dihet ende nëse është një bombë, ka deklaruar komisari i Policisë Kombëtare, Dan Eliasson. Sipas tij, është herët për të deklaruar se për çfarë pajisjeje teknike bëhet fjalë, megjithatë ajo nuk duhet të gjendej aty.
(XH.A/SHUPLAKA)