21:25 | 19/06/2025

Autoritetet zvicerane kapin dy shqiptarë me 30 kg kokainë të fshehur në automjet

Tridhjetë kilogramë kokainë të fshehura në makinë. Ky është zbulimi i bërë gjatë një inspektimi nga punonjësit e Zyrës Federale për Doganat dhe Sigurinë Kufitare (UDSC) në Zvicër.

Transportuesit ishin një 30-vjeçar dhe një 28-vjeçar, të dy shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri.

Dy shqiptarët u morën në pyetje dhe u arrestuan më pas nga oficerët e Policisë Kantonale të Tiçinos, qyteti Chiaso në kufi me Italinë. Hipoteza kriminale ndaj tyre është shkelje e rëndë e Ligjit Federal për Narkotikët.

Hetimi i koordinuar nga prokurori publik Luca Losa do të duhet të rindërtojë rrugën e drogës, e cila nga kontrollet e para nuk rezulton të jetë e destinuar për në territorin italian.

Para
 



Të Fundit