Autoriteti i Konkurrencës pezullon tarifat e reja të kompanive celulare, duke dëgjuar shqetësimet e ngritura nga dhjetra qytetarë.
Fax News raporton se një vendim i tillë parashikon pezullimin e tarifave dhe nisjen e një hetimi për shkeljen e konkurencës në treg.
Si pasojë e këtij vendimi deri në përfundimin e hetimit, kompanitë janë të detyruara të operojnë me tarifat e vjetra ekzistuese në treg.
Kujtojmë se së fundmi janë rritur me 200 lekë tarifat e paketave me parapagesë. Rritja është bërë për secilën nga paketat ekzistuese.
Dokumentet e vendimit, ku thuhet se rritja e paketave duhet të ndalet brenda 5 ditësh nga ana e kompanive: