Sërish probleme në një nga investimet më të mëdha në infrastrukturë siç është autostrada që lidh Tiranën me Elbasanin.
Si pasojë e shembjes së një masivi shkëmbor është bllokuar lëvizja e mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Tiranë. Masivi shkëmbor është shembur në afërsi të fshatit Mamël.
Në një njoftim zyrtar të policisë së Elbasanit bëhet me dije se rruga është bllokuar vetëm në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë. Për më shumë policia e Elbasanit njofton qytetarët se lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në “Qafë Krrabë”.
Nuk dihet sesa mund të zgjasë ky problem, prandaj për të gjithë qytetarët që kishin ndërmend të udhëtonin drejt Elbasanit bëjnë mirë ta lexojnë këtë lajm.
NJOFTIMI I POLICISË SË ELBASANIT:
Më datë 09.12.2017 ju njoftojmë se është bllokuar lëvizja e mjeteve në sensin e lëvizjes Elbasan-Tiranë për shkak se ka rënë një masiv dheu. Lëvizja e mjeteve do të bëhet nga rruga e vjetër në Qafë Krrabë.
(E.K/FAXWEB)