10:51 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

08:43 | 09/06/2025
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Autostradat bllokohen, makinat në flakë, 10 të arrestuar në protestat e Los Anxhelos

Dhjetë protestues janë arrestuar gjatë përleshjeve me policinë në qendër të Los Anxhelosit gjatë protestave kundër bastisjeve të imigracionit që përfshiu Kaliforninë gjatë fundjavës, tha shefi i policisë së Los Anxhelosit, Jim McDonnell, në një konferencë për shtyp të dielën vonë.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe flakadanë për të shpërndarë turmat gjatë ditës së djeshme, gjithashtu sipas CNN ata goditën dhe i shtynë protestuesit ndërsa kryenin arrestime.

Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit (LAPD) njoftoi të dielën në mbrëmje se i gjithë qendra e Los Anxhelosit është “shpallur si zonë e paligjshme tubimi”. Kjo shënon një zgjerim të madh të një urdhri të mëparshëm të pasdites, kur tubimi i paligjshëm u shpall për protestën jashtë Qendrës së Paraburgimit Metropolitan.

Rreth 300 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kalifornisë kanë vepruar në Los Angeles, sipas zyrës së Guvernatorit Gavin Newsom, i cili i kërkoi zyrtarisht administratës Trump të anulojë vendosjen e saj “të paligjshme” dhe të lejojë autoritetet lokale të ruajnë rendin.

Përafërsisht 500 marinarë në detyrë aktive janë në një “status të përgatitur për t’u vendosur” dhe do të dërgohen nga qendra e luftimeve në Twentynine Palms, Kaliforni, ndërsa trazirat vazhdojnë në qytet, tha Komanda Veriore e SHBA-së të dielën në mbrëmje. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth kishte paralajmëruar të shtunën se marinsat në detyrë aktive po përgatiteshin për t’u vendosur.

Gjithashtu ka pasur ndërprerje të trafikut herë pas here gjatë gjithë ditës, përfshirë autostradën kritike US 101 që lidh Los Anxhelosin me qytete të tjera të Kalifornisë si San Francisko. Autostrada 101 u mbyll plotësisht për rreth 90 minuta në pasdite pasi qindra protestues hynë në autostradë. Ajo u hap më vonë – më pas të gjitha korsitë në drejtim të jugut u mbyllën përsëri deri në njoftim të mëtejshëm për shkak të protestuesve që hodhën sende mbi automjetet e policisë në autostradë.

Pas

Sulmet ruse ndaj Europës/ Agjentë, sabotime dhe vrasje, cilat janë qëllimet e Moskës?

Para

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Para
Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

Sulmi terrorist në Banjskë, dalin sot para gjykatës 3 prej serbëve të akuzuarve për rastin

 



Të Fundit

Parakaloi rrezikshëm në rrugë duke i dalë përpara kamionit, gjobitet shoferi në Lezhë

Aksion për objektet pa leje në Himarë, prishen disa godina në Jalë dhe Dhërmi

Vrasja e biznesmenit Edmond Papa, Gjykata e Tiranës dënon me 55 vite burg autorin dhe shokun që e ndihmoi

Protestat në Los Angelos, grupi i të drejtave civile në Amerikën Latine: Trump po kërkon të krijojë trazira!

Dy trupa të pajetë u gjetën në një park të Romës, del autopsia: Viktimat, nënë e bijë! Misteri i vrasjes së gruas 40-vjeçare dhe foshnjës 6-muajshe! Në kërkim një burrë

Pas telefonatës Trump-Xi Jinping, delegacioni amerikan dhe ai kinez takohen në Londër për bisedime mbi tarifat doganore

Mblidhet në Shqipëri pas 13 vitesh konferenca e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore

Gjermania modernizon mbrojtjen civile mes frikës nga sulmet ruse, Berlini përgatitet të shtojë bunkerët për qytetarët

Atentatet tashmë bëhen hapur në Kolumbi! U qëllua me plumb në kokë, si paraqitet gjendja e kandidatit presidencial

Media amerikane zbulon sherrin Musk-Bessent para ‘ndarjes’ me Trump

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.