21:37 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Rajoni Kosova

Autostradat e Kosovës me pagesë, pas vendimit të qeverisë shqiptare me 5 euro në Rrugën e Kombit

09:06 | 10/03/2017
në Kosova, Te Gjitha
0
Autostradat e Kosovës me pagesë, pas vendimit të qeverisë shqiptare me 5 euro në Rrugën e Kombit

Qarkullimi në autostradat e Kosovës pritet të bëhet me pagesë, pasi të jetë vlerësuar efektshmëria e futjes së pagesës në “Rrugën e Kombit”, nga autoritetet e Shqipërisë.

Zyrtarë të Qeverisë së Kosovës kështu kanë deklaruar por ata tregojnë se ende nuk është marrë ndonjë vendim se kur do të fillojë kur lloj aplikimi. 

Deri më tani Kosova, me buxhetin e saj ka përfunduar me investime në dy autostrada, njërën që e lidh me Shqipërinë, dhe në pritje të lidhjes me Serbinë nga ana tjetër e saj, dhe tjetra që ka nisur drejt Shkupit.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku për Radion Evropa e Lirë, thotë se procesi i vënies se taksës për shoferët në autostradë do të ndodhë, por janë duke pritur edhe përfundimin e autostradës Prishtinë- Shkup, në mënyrë që të ketë ofertë më të volitshme për ofertuesit potencialë.

“Ne po presim që të përfundojmë edhe autostradën ‘Arbën Xhaferi’ dhe kur të kemi një ofertë për cilëndo kompani, që ajo të ketë në disponim 140 kilometra mund të jetë një çmim shumë i volitshëm për pagesë për qytetarët tanë”, ka thënë Zharku.

Por, futja e taksave rrugore nuk është pritur mirë nga të gjithë qytetarët e Kosovës. Një pjesë e tyre e vlerësojnë si të panevojshme futjen e taksave për shfrytëzimin e autostradës, por ka edhe nga ata që e cilësojnë si një proces të domosdoshëm.

Dy autostradat e Kosovës të ndërtuara me buxhetin e vendit kapin një shifër prej mbi një miliard e gjysmë euro pa një ndihmë nga jashtë. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

Etiketa: autostradatkosove
Pas

Dua Lipa fanstatike në setin fotografik për “Billboard” (FOTOT)

Para

Në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shitje narkotikësh, pranga 2 të rinjve në Tiranë

Para
Transportonte 43 kg kanabis, arrestohet në Lushnjë trafikanti nga Vlora

Në kërkim për marrëdhënie seksuale me dhunë dhe shitje narkotikësh, pranga 2 të rinjve në Tiranë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.