05:09 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

VIDEO/ Përfundoi në gjendje të rëndë në spital, flet djali i Genci Ballës: Kanë si qëllim ta ekzekutojnë, i kanë thënë ose ha ushqimin e burgut ose vdis!

13:24 | 13/09/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
VIDEO/ Përfundoi në gjendje të rëndë në spital, flet djali i Genci Ballës: Kanë si qëllim ta ekzekutojnë, i kanë thënë ose ha ushqimin e burgut ose vdis!

Genci Balla i dènuar në burgun e Peqinit për terròrizëm dhe i vendosur në regjimin “41 bis” është transferuar me ùrgjencë në spítalin e bùrgut në gjendje të rëndë shëndetësore mbrëmjen e kaluar. Prej disa ditësh ka refuzuar regjimin e ri dhe ndodhet në grevë urie ndërsa akùzon drejtuesit e bùrgut se po e tòrturojnë.

Në një intervistë për Fax News, djali i tij Avdullah Balla, tha se babi i tij nuk ka kryer asnjë akt terrorist dhe se po mbahet në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut brenda burgut.

Po ashtu ai shtoi se drejtori i burgut ka deklaruar ose të hajë ushqimin që i ofrojnë ose le të vdesë nga uria. Me tëj djali i tij shton se kanë më shumë se një muaj që nuk flasin në telefon me të, pasi e kanë izoluar dhe sipas tij mbyllja në burgun “41 biss” ka për qellim që ta ekzekutojnë.

Djali shtoi se ato që e kanë futur babain e tij brenda burgut siç është Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla janë përballur vetë më drejtësinë, ndërkohë që kanë dalë të pafajshëm sepse kanë pushtet dhe babi i tij është në burg sepse është popull i thjeshtë.

“Nuk është kryer asnjë akt terrorist. Është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Jemi në një vend demokratik ku nuk duhet të preken liritë e njeriut babai im është futur me datën 1 gusht për tu torturuar. I janë mohuar të drejtat themelore me ligj i është ndaluar prej më shumë se 40 ditësh të mos telefonojë askënd. Nuk e dimë a është gjallë apo jo. Drejtori na tha që Genti është keq dhe na tha sikur babai im ka qenë në grevë urie për të kundërshtuar sistemin. Na tha se është në grevë urie. Ai ka më shumë se një muaj i izoluar dhe nuk është sqaruar. Ka kërkuar që mos të serviret ushqim, pasi donte ushqim hallall.

E kanë lënë prej ditësh pa ngrënë. Ai mund të shkojë tek doktorët, i kanë thënë të vazhdojë me ushqimin e burgut. Ose të haje ushqimin që i japim ose të vdesë. Nuk kemi asnjë lajm rreth tij. Futja në sistemin ’41 biss’ paska pasur si qëllim që ta ekzekutojë. Duam të di a është gjallë apo jo dhe u bëj thirrje të lëvizin sa nuk është vonë. Pasi nëse ndodh një gjë e keqe do të bëhen pjesë e një krimi të paralajmëruar. Ai nuk do të ha ushqimin e burgut. Kam që në fundin e janarit që nuk e kam takuar. Ato që kanë futur babin tim brenda Saimir Tahiri dhe Adriatik Llalla janë përballur vetë më drejtësinë, por ato janë të lirë dhe babi im është në burg.

Këto e futën sikur bën akoma akte jashtë. Ai vetëm më familjen fliste dhe me askënd tjetër. I kanë çuar ushqim në darke dhe nuk ka pranuar dhe familjarët e mi sot i kanë dërguar ushqim në spital. Kërkoj që babi im të nxirret jashtë sepse nuk ka bërë asnjë vepër penale. Ai ka mbajtur mësime por këto nuk janë kriminalitet. Në Shqipëri myslimanët nuk janë aspak kërcënim për popullin.”- tha për Fax News djali i Genci Ballës. (M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: avdullah ballagenci balla
Pas

Thellohet skandali/ Blerim Bizgjoni ka abuzuar s*eksualisht edhe me një vajzë tjetër pas 13-vjeçares në banesën e tij

Para

VIDEO/ “I ndiqte fëmijët djem duke u ofruar s*ks me para”, detaje nga ngjarje rëndë në Berat, fqinjët përkrahin 66-vjeçarin

Para
VIDEO/ “I ndiqte fëmijët djem duke u ofruar s*ks me para”, detaje nga ngjarje rëndë në Berat, fqinjët përkrahin 66-vjeçarin

VIDEO/ "I ndiqte fëmijët djem duke u ofruar s*ks me para", detaje nga ngjarje rëndë në Berat, fqinjët përkrahin 66-vjeçarin

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.