Gjykata e Posaçme Kundër Krímit të Organizuar dhe Korrùpsionit në seancën paraprake më 8 maj të këtij viti mbajtur për dosjen 339 e kalon për gjykim çështjen. Vendimi është marrë nga gjykatësja Irena Gjoka e cila rreth dy muaj më parë ia ktheu dosjen prokurorisë për hètime të mëtejshme.
Të pandèhur përfundojnë grupi i Avdylajve të Shijakut, në total 22 persona. Mbi ta rëndojnë akùzat e trafíkut të drògës dhe e grupit të strukturuar kríminal.
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrùpsionit dhe Krímit të Organizuar paraqiti në Janar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrùpsionin dhe Krímin e Organizuar kërkesën për gjykimin e procedimit pènal për personat e përfshirë në dosjen e “Vol-o4”.
Sipas SPAK, gjatë hetimit të këtij procedimi pènal janë ngritur akùza dhe dërguar për gjykim, edhe 38 të pandehur të tjerë, për të cilët vazhdon gjykimi. Deri tani në kuadër të këtij procedimi pènal, vijon njoftimi, janë dërguar për gjykim gjithsej 63 të pandehur. Bëhet me dije gjithashtu se janë konfiskuar pasuri të paluajtshme (truall në bregdet) me sipërfaqe 300.000 (treqind mijë) m2, hotele, apartamente, automjete, me një vlerë prej rreth 5.000.000 (pesëmilion) euro.
Kjo ishte një përmbledhje e procesit ndaj tyre, ndërsa së fundmi ka bërë bujë një përplasje mes Avdylajve dhe efektivëve të policisë së paraburgimit, për të cilën është bërë edhe një kallëzim nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismailaj i cili kërkonte që anëtarë të grupit të Avdylajve t’i nënshtrohen regjimit të posaçëm në burg.
Shkak është bërë përfshirja e tyre në një konflikt të ndodhur ne ambientet e paraburgimit 313. Sipas burimeve, Astrit dhe Altin Avdyli janë përplasur me punonjës të policisë së burgut ku është përdorur edhe gjuhë kërcënuese dhe fyese.
Fjalët që janë përdorur prej tyre në adresë të efektivëve: A e dini se kush jemi ne o spiuna… Nuk bir k*rve që të më prangosë mua. Do të keni probleme me mua dhe e keni personale tani e tutje. Ka për t’ju q*robt, do t’ju zhduk, e degjeneru o legena. Do t’ju vrasim e presim ju që po na ngacmoni… Nuk kontrolloni dot Avdylajt ju’. A më njeh, e di kush jam? Do të keni probleme, ne ju njohim. Jua dimë shtëpitë ku banoni. Ty të njoh se më ke shoqëruar për vizitë në spital, madje më ke bërë edhe foto. Të njohim mirë ty, o Shpëtim!! Ç’të duhet ty me na kontrollu? Kush e paska dhënë këtë urdhër? Ke për shiku këtë punë, se cfarë kemi për të bërë. Të njohim, do të vrasim, do të qërojmë, do të heqim qafe. Për 10 ditë unë jam jashtë! Mbaje mend fytyrën time! Do të takohemi”, është dëgjuar në pamjet filmike të regjistruara.
Por është e habitshme se si, për Prokurorinë e Tiranës dhe Gjykatën Penale, kërcënimi me jetë i efektivëve të burgut 313-të, dhuna ndaj policëve dhe përdorimi i celularit në qeli të gjitha këto shkelje të rënda të disuiplinës dhe ligjit, nuk janë një fakt për të dhënë së paku ndaj tyre regjim të posaçëm.
Por si është shprehur drejtësia për ngjarjen?
Ka ndodhur në rrethana të çuditshme, nuk mund të gjëjmë fajtor!
Ngjarja është regjistruar në qelinë që mban numrin 5 në natën e 21 maj 2020 në ora 23.25 kur policët e burgjeve kanë filluar kontrollin e qelive të burgut 313 ku janë vendosur 4 anëtarët e grupit Avdyli dhe një italian, Giovani Di Cosimo. Ky i fundit njihet si pacienti i parë me COVID-19 brenda qelive të burgjeve.
Të paraburgosurit kundërshtuan me forcë kontrollin teksa pas insistimit të gardianëve u është gjetur një celular por që nuk dijhej kujt i përkiste dhe se si ishte futur aty. Gjatë kontrollit u gjeten edhe dy telefona celularë të tjerë, një brenda qelisë numër 5 të Avdyljave, si dhe një telefon tjetër i hedhur nga një qeli dhe ende me pronar të paidentifikuar.
(F.GJ/FAXWEB.AL)