Niçja e Shijakut, Altin Avdyli, ka kërkuar ndryshim mase të sigurisë në Gjykatën e Posaçme të Apelit me pretendimin e problemeve me tensionin. Gjykata ka refuzuar të zbus masën në seancën e mbajtur këtë të premte.
Kërkesën e ka bërë ndikuar nga situata me COVID-19, për të mundur për të përfituar, pasi pretendon se nuk është kujdes i mjaftueshëm spitalor në ambjentet e paraburgimit.
Altin Avdylaj, është arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Vol vo 4”.
Avdylaj akuzohet si pjesë e grupit Avdylaj për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatë kriminale, si dhe pastrim i produkteve të veprës penale.
Discussion about this post