Sot Gjykata për Krimet e Rënda refuzoi kërkesën për lirim nga qelia të Altin Avdylit, i arrestuar si pjesë e grupit të Avdylajve në operacionin “Vol vo 4”.
I njohur edhe me pseudonimin “Nicja” kërkoi zbutje te masës “arrest në burg”, duke pretenduar mungesë të provave dhe se deri në këtë moment nuk ka pasur të reja nga hetimet.
Prokurori i dosjes, Dritan Prençi, kërkoi lënie të pandryshuar të masës me argumentin se nuk ka kushte të reja ligjore që mund të cojnë në ndryshimin e saj dhe se provat e paraqitura janë të mjaftueshme për të caktuar një masë sigurimi.
Për të pestën herë ‘Niçja’ kërkon lirinë, por gjykata e ka refuzuar kërkesën e tij.