Agron Llakaj e quajti “shthurje dhe degjenerim” programin “Aventurierët” në një postim në Instagram. Aktori shprehej i shqetësuar për të ardhmen dhe ngrinte pyetjen “Si mund të lejohet një show i tillë”? Pas postimit të Llakajt, Aventurierët kanë reaguar në Instagram. Ata shkruajnë se Llakaj po vajton dashurinë platonike me Top Channel dhe sipas tyre reagimi i aktori vjen pas rënies së audiencës.
“Ja si e vlerëson ‘Aventurierët’ mjeshtri i madh i humorit, Agron Llakaj, i cili akoma vajton dashurinë e tij platonike me Top Channel. Fakti që je ulur e ke shkruar gjithë këtë ligjëratë z.Llakaj do të thotë se paske ndjerë rënien e audiencës në mëhallën tënde. Të ishte shprehur kështu një akademik i rritur mes librash, deri diku do ta kuptonim duke konsideruar shijen e tij të hollë e klasike dhe papajtueshmërinë me të folurit lirshëm e në zhargon.
Por ju z.Llakaj na befasuat me të vërtetë. Brezi ynë (njëzetvjeçarët e zotëm) kujtojmë shumë pastër që pa mbushur akoma një vjeç, falë jush në ekran filluam të belbëzonim fjalë ‘të thjeshta’ banale. E këto vazhduam të dëgjojmë për më shumë se 20 vite të tjera nga *zarbat e deri te bajgat*, derisa kuptuam që humori juaj nuk është gjë tjetër veçse një jashtëqitje e një truri të lodhur e pa asnjë element fantazie. Gjithashtu, ju sqarojmë që ky reality shoë transmetohet në përputhje me të gjitha rregullat e censurimit si edhe në orarin e përshtatshëm. Gëzuar dhe faleminderit që na ndiqni”, shkruhet në postimin e “Aventurierëve”.
Postimi i plotë i Llakajt ishte ky: “Kjo video qe po shikoni, nuk eshte kamere e fshehte dhe aq me pak amatore…,eshte nje reality show ‘Aventurieret ‘ dhe shfaqet çdo te premte ne televizionin kombetar Top Channel! Nuk dua te merrem me TCh, qellimin per te mbeshtetur nje show kaq te shemtuar dhe te rende ne cdo pikepamje…, degjenerim, shthurje, perversitet. I drejtohem AMA-s institucioni i monitorimit te mediave audiovizive! Ej njerez! A keni familje?! A keni femije?! A nuk jeni te shqetesuar per ardhmerine e tyre?! Si mund te lejohet nje reality show kaq kriminal per edukimin e femijeve tane, niperve e mbesave?!
Covid 19 nuk eshte asgje perpara kesaj te keqeje kombetare qe po mbillet neper ekranet tona, eshte pasqyre reale e jona dhe kjo fillon qe nga shkolla, cikli 9 vjecar dhe me radhe…, ku shthurja dhe rrugaceria kane ndertuar modele te respektuara neper auditore…, keta qe shikoni ne kete reality show, neser do shfaqen ne rruge si “vipat” e ardhshem. “Une jam ajo qe shkova me kater cuna njeheresh!…”Une jam ai djali gay qe dashurine time e shfaqa aty ne nete te tera dhe u kenaqa me kedo qe me dashuroi e adhuroi !” “kurse une jam ajo qe ja grisa breket asaj goces dhe e kapa nga floket dhe e hoqa zvarre neper dhome, dhe po te mos ma kishin hequr nga duart e kisha vrare fare!” “E une jam ajo qe ja zbertheva pantallonat atij djalit…dhe…dhe… “!
Media e portale qe i promovojne per ca klikime pa menduar qe jane bashkeautor ne krim. AMA eshte pergjegjese direkte…, eshte alarm por me shume se alarm! Shkolla, familja dhe shoqeria kane leshuar sinjalin SOS! Nqs nuk ngrihemi sot dhe te vendosim rregulla, nqs nuk ngrihemi sot me alarmin e ligjshem prinderor per nje te ardhme te sigurt te femijeve tane…, neser do jete vone. Ti ose ajo apo kushdo do te jeni viktima te realitetit i cili do fitoj qytetarine shume shpejt….,Dhuna , shthurja, tërbimi, degjenerimi dhe krimi do jene realiteti yne i ardhshem shoqeror. Shqiptare zgjohuni! Per femijet tane, per te ardhmen tone! Stop degjenerimit!”