17:12 | 04/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Tensionet në kulm/ Avionët luftarakë turq hidhen në veprim, ministria e Mbrojtjes: Parandaluam nga Greqia…

08:12 | 29/08/2020
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tensionet në kulm/ Avionët luftarakë turq hidhen në veprim, ministria e Mbrojtjes: Parandaluam nga Greqia…

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë njoftoi se 6 avionë F-16 të Greqisë që i janë afruar zonës së shpallur si “Navtex” janë larguar nga rajoni përmes parandalimit nga avionët luftarakë turq, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë në faqen e internetit të ministrisë thuhet se 6 avionë F-16 që janë nisur nga ishulli i Kretës dhe shkonin drejt Administratës Greke Qipriote (GASC) më 27 gusht u zbuluan nga sistemet e radarit të Forcave Ajrore Turke.

“Avionët F-16 të Forcës Ajrore Turke parandaluan avionë F-16 në jugperëndim të ishullit të Qipros në mënyrë që të siguronin identifikim vizual dhe të hiqnin trafikun e përmendur ushtarak që i afrohej zonës të shpallur Navtex, ndërsa avionët u identifikuan se i përkisnin Greqisë dhe u larguan nga rajoni. Vazhdojnë me vendosmëri të pafund aktivitetet për të mbrojtur të drejtat dhe interesat tona në Mesdheun Lindor”, tha ministria.

Ministria në faqen e internetit dhe në Twitter shpërndau edhe videon në të cilën shihet parandalimi i avionëve. Turqia të enjten zgjati afatin e zonës Navtex për katër ditë për kërkime të hidrokarbureve me anijen sizmike MTA Oruç Reis në Mesdheun Lindor.

Zona fillimisht ishte shpallur nga Turqia deri më 27 gusht. Navtex, ose Navigational Telex, është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera në lidhje me praninë e tyre në një zonë, si dhe informacione të tjera.

Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në fillim të këtij muaji në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme për caktimin e kufijve detarë, duke shpërfillur negociatat e inicuara nga Gjermania.

Greqia dhe vendet e tjera janë përpjekur ta cenojnë territorin detar dhe të drejtat e Turqisë për kërkime në Mesdheun Lindor, pavarësisht se asnjë vend nuk ka vijë bregdetare më të gjatë në Mesdhe. Ankaraja ka kundërshtuar vazhdimisht përpjekjet greke për të shpallur një zonë të madhe ekskluzive ekonomike, duke shkelur interesat e saj.

Turqia ka thënë gjithashtu se burimet e energjisë pranë ishullit të Qipros duhet të ndahen në mënyrë të drejtë midis Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), e cila i ka dhënë licencë korporatës shtetërore turke të naftës, dhe administratës qipriote greke jugore.

Pas

Tragjike/ Çifti shqiptar përplaset për vdekje nga automjeti luksoz në Amerikë (EMRAT+FOTO)

Para

Doni të niseni për plazh? Mësoni si do të jetë moti për sot

Para
Si do të jetë moti gjatë muajit Maj? Sinoptikania zbulon kur do të ketë reshje shiu

Doni të niseni për plazh? Mësoni si do të jetë moti për sot

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kina dhe Rusia bashkojnë forcat, zhvillojnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në detin e Japonisë

Tjetër telefonatë mes Putin dhe Netanyahut, dy liderët diskutuan çështjen e Iranit

Tesla “merr me të mira” drejtorin ekzekutiv, Elon Musk-ut i dhurohet 29 miliardë dollarë

Qeveria refuzoi afatin e qëndrimit të tyre në vend, Pakistani rifillon dëbimin e 1.4 milion afganëve

Kosovë/ Një person dënohet me afro 5 vjet burgim për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan

Rusi/ Autobusi përplaset me trenin në Leningrad, 1 i vdekur dhe 11 të plagosur

Ministria e Jashtme reagon ndaj pretendimeve të PD: Letra për ODIHR, pjesë e komunikimit normal zgjedhor

Trump i vendosi një ndër tarifat më të larta , Zvicra gati t’i paraqesë SHBA-së një marrëveshje të re tregtare

Adriatik Lapaj nuk dorëzohet, kërkon mandatin e deputetit në Kolegjin Zgjedhor! Padit KAS-in dhe KQZ-në

Peqin/ Dhunuan 54-vjeçarin dhe i shkatërruan makinën, nën akuzë i moshuari, i biri shpallet në kërkim!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.