Kompania “Boeing” ka vendosur të ndërpresë në muajin janar prodhimin e avionit “737 Max”. Sipas “BBC”, entet rregullatore amerikane kanë deklaruar se ky avion nuk do të jetë gati që të ngrihet në qiell në fund të vitit.
Prodhimi i avionit kishte vazhduar deri tani pavarësisht se ai model kishte qëndruar në tokë prej nëntë muajsh për shkak të dy përplasjeve vdekjeprurëse.
Më shumë se 300 njerëz vdiqën kur dy avionë “737 Max” u rrëzuan në Indonezi dhe Etiopi pasi shfaqën një lloj të ri problemi. Kompania eksportuese “Boeing” tha në një deklaratë se nuk do t’i pushonte punonjësit e lidhur me “737 Max”.