Avioni i pilotuar nga Guido Guidi, që në shtator të vitit të kaluar u rrëzua në grykëderdhjen e lumit Ishë ju është kthyer pronarëve.
Një portal online shkruan zbardh urdhrin e prokurorëve, Doloreza Musabelliu dhe Përparim Kulluri, sipas të cilëve, avioni “Piper” do t’i kthehet presidentit të “Aeroclub Savona”, Mauro Zunino.
Sipas urdhërit Prokuroria për Krime të Rënda ka nën hetim procedimin penal me nr.188 të vitit 2016 ndaj të hetuarit Guido Guidi i dyshuar për trafik narkotikësh mbetur në tentativë.
Në kuadër të këtij hetimi, Guidit i është sekuestruar avioni “PIPER PA 32”, i cili është lënë në ruajtje në fshatin Godull.
Meqenëse veprimet hetimore me këtë avion kanë përfunduar nuk është më me interes që ky avion të mbahet për prova. Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur të njoftojë pronarët e mjetit që të marrin në dorëzim “Piperin”. (J.V/Shuplaka)