Një avion pasagjerësh me 135 persona në bord rrëshqiti nga pista dhe përfundoi në një autostradë në Iran.
Ngjarja u regjistrua në qytetin Mahshir. Avioni i linjës Caspian bën fluturime të brendshme në Iran. Për fat, nuk pati të lënduar.
Pasagjerët ndihmuan njëri-tjetrin për të zbritur.
Ky lajm vjen pasi një tjetër avion turk në Iran shfaqi probleme teknike dhe bëri ulje emergjence.