Problemet nuk i ndahen aeroportit të Rinasit. Këtë radhë kanë mbetur të bllokuar qindra pasagjerë, kjo për shkak të një defekti që ka pësuar avioni me të cilin ata do nisëshin për në Milano.
Bëhet fjalë për 130 pasagjerë, të cilët për katër orë me radhë kanë mbetur të bllokuar në aeroport. Sipas raportimeve, pasagjerët shqiptarë dhe të huaj kishin hipur fillimisht në avion, por më pas anëtarë të ekuipazhit të avionit i kanë njoftuar të zbresin për shkak të një defekti.
Ende nuk dihet se për çfarë defekti bëhet fjalë pasi kompania nuk ka nxjerrë ndonjë lajmërim, përves atij të anullimit të fluturimit. Ndërkohë, pasagjerët kërkojnë rimbursimit e biletave, të cilat sipas ligjit, kur ka vonesa më shumë se 3 orë në aeroport, rimbursimi kthehet në vlerën 250 euro. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post