Për shkak të grabitjes së ndodhur gjatë pasdites së sotme në aeroportin e Rinasit, mësohet se avioni me të cilin do të udhëtonin paratë ndodhet ende në pistë.
Avioni i linjës “Austrian Airlines”, nuk u nis në orarin e përcaktuar për shkak se disa grabitës të armatosur dhe të maskuar hynë brenda tij për të vjedhur rreth 10 milionë euro.
Ndërkohë kanë dalë edhe pamjet e nga porta përmes të cilës kanë hyrë autorët.
Nga grabitja e ndodhur sot në Rinas, ku katër persona të maskuar dhe me uniformë ushtarake sulmuan një utoblind në të cilin transportoheshin para, janë marrë rreth 10 milion euro.
Burime bëjnë me dije se deri më tani janë shoqëruar dhe po merren në pyetje nga Policia rreth 40 persona si dhe ka lëshuar 4 urdhër arreste.
Ndërkohë Policia njoftoi se në ndjekje të grabitësve janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.
Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon. Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.
Ndërkohë mësohet se trupi i grabitësit të vrarë gjatë aksionit të Policisë është nisur drejt morgut.
Pamjet e mëposhtme i përkasin vendit ku ka ndodhur shkëmbimi i zjarrit midis Policisë dhe njërit prej grabitësve që u vra gjatë aksionit.
(F.GJ/FAXWEB.AL)