09:00 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokatët dorëzojnë kërkesën, pritet lirimi me kusht i Ramush Haradinajt

17:03 | 06/01/2017
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ramush Haradinaj duke hyrë në gjykatën franceze (FOTO)

Zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bëjnë me dije se “përfaqësuesit ligjorë të Ramush Haradinaj kanë depozituar tek autoritetet franceze kërkesën për lirimin e tij me kusht”

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, deklaroi për Radio Evropa e Lirë se “kërkesa është depozituar dhe pritet lirimi me kusht i zotit Haradinaj”.

Dje gjykata franceze mori vendimin për ta mbajtur në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës, deri sa Serbia ta bëjë kërkesën zyrtare për ekstradimin e tij.

Vendimi i Gjykatës franceze për mbajtjen e zotit Haradinaj në paraburgim i jep një afat, siç thuhet në dokument, deri në “40 ditë autoriteteve të Serbisë për të kompletuar dokumentacionin me kërkesën për ekstradimin e tij”.

Zyrtarët e partisë së Haradinajt thanë se presin që brenda ditësh Gjykata të vendos për lirimin me kusht të tij, që do të nënkuptonte “qëndrimin brenda shtetit francez deri në zgjidhjen e rastit nga gjykata franceze”.

Ndërkohë ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, tha se “i është drejtuar sërish ditën e sotme homologut të saj francez me kërkesën për lirimin e Haradinajt” dhe tha se “po përcillen të gjithë hapat ligjor që do të mundësojnë lirimin e tij”.

Ndërsa Ministria e Drejtësisë e Serbisë tha të premten se “në një afat sa më të shkurtër kohor” do të kërkojë nga Franca ekstradimin e Haradinajt.

Autoritetet franceze ndaluan dy ditë më parë në aeroportin e Bazelit Ramush Haradinajn, mbi bazën e një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet e Serbisë në vitin 2004.

Po për të njëjtin shkak Haradinaj u arrestua edhe në Slloveni në qershorin e vitit 2015, por u la i lirë pas disa orësh. (A.R/SHUPLAKA)

Etiketa: aakFranceharadinajlirim me kusht
Pas

Konkluzioni me 1 fjali për Sorosin, Kulla: Paska qenë koha për t’i dhënë fund kësaj flame manipulatorësh

Para

Tiranës i bashkohen edhe dy lojtarë, nesër nisja për në Turqi (FOTO)

Para
Tiranës i bashkohen edhe dy lojtarë, nesër nisja për në Turqi (FOTO)

Tiranës i bashkohen edhe dy lojtarë, nesër nisja për në Turqi (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama publikon foton familjare nga pritja mbretërore në samitin e NATO-s

Mbretëria e Bashkuar blen avionë luftarakë të aftë për transport armësh bërthamore

10 mijë trupa në gatishmëri për sigurinë e liderëve të NATO-s në Hagë

Sot tentativa e 37-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Tatimet nisin hetim për 33 milionë euro të padeklaruara nga influencues në rrjetet sociale

Rinumërimi në Tiranë vijon në ditën e 7-të, hapen 771 kuti votimi deri tani

Trump akuzon mediat amerikane për rrjedhjen e informacioneve sekrete

“Bombardoni Iranin”/Trump publikon foton e avionëve B2, “përbindëshat e qiellit”

Dita e dytë e samitit të NATO-s në Hagë: Mblidhet Këshilli i Aleancës me liderët e vendeve anëtare (Axhenda)

28 mijë nxënës nisin sot testimin e Matematikës në Minimaturë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.