Avokati i ish-kryeministri Sali Berisha, Sokol Mëngjesi i ka drejtuar një shkresë zyrtare kryetarit të GJKKO. Në këtë shkresë, ai kërkon që Gjykata e Posaçme të informojë se cila është arsyeja që nuk u vu në dispozicion deri në orarin zyrtar vendimi i mospranimit të kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Kërkohet po ashtu një dosje ku përfshihet mendimi i gjyqtares në fjalë si dhe aktet administrative se si është caktuar gjyqtarja Rudina Palloi për gjykimin e kësaj kërkese.
“GJKKO të informojë, se cila është arsyeja qe deri ne orarin zyrtar nuk vuri ne dispozicion vendimin e papranueshmërisë se kërkesës për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka sikurse i’u premtua avokateve zyrtarisht dhe verbalisht”, u shprehën ata në reagimin e tyre.