Ditën e nesërme do të jepet vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit lidhur me sekuestron e pasurive të presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi, i cili kërkon shfuqizimin e vendimit të Shkallës së Parë dhe heqjen e sekuestrove.
Ndërkohë që dy avokatët e biznesmenit Ndroqi, Alban Qafa dhe Erind Mërkuri së bashku me një person të tretë, janë parë më dosje voluminoze në duar, për të parashtruar fakte bindëse në Gjykatë, në mbrojtje klientit të tyre.
Avokati, Alban Qafa u shpreh se seanca u shty për nesër në orën 11:00 ndërkohë që pala mbrojtëse ka dorëzuar në gjykatë të gjitha provat që vërtetojnë se pasuria e klientit të tij është 100 % e ligjshme.
“I demonstruam të gjitha provat para trupit gjykues. Është 100% pasuri e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta me prova jo e jo që nuk ka por as indicia që njeh ligji i antimafias Pjesa më e madhe e tyre janë të krijuara me financim nga bankat, aktiviteti tregtar, duke nisur nga Ora Neës i cili është 100% i blerë me bankë.
Kemi depozituar si kontratën e kreditimit nga banka si dhe suiftin, paratë siç kanë kaluar nga Raiffaisen kanë kaluar në llogarinë e shitëses së televizionit.
Është pasuri 100% e ligjshme dhe nuk ka asnjë burim parash të dyshimta. Pasuritë e krijuara nga zoti Ndroqi, është aktivitet i ligjshëm tregtar, i regjistruar në tatime që në vitin 1993, i kredituar në banka që nga viti 1996.
Të gjitha aktivitetet tregtare dhe bizneset e tij janë kontrolluar nga tatimet ndër vite, dhe nga Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, ka rezultuar pa probleme. Ia demonstruam gjykatës të gjitha.
Prova te reja – Avokati deklaroi se Apelit i kanë vendosur si provë edhe dokumente të tjera
Depozituam një provë të re që ne nuk e kishim gjatë kohës që depozituam ankimin. Vetë administratori i caktuar nga shteti, i Agjensisë për Trajtimin e Pronave të Sekuestruara, ka marrë informacion nga Raiffaisen për mjetet e Ora Neës janë lizing.
Se si mund të sekuestrohen mjetet me lizing, kur vetë e ka konstatuar edhe vetë administratori i caktuar nga agjensia.”
Nga ana e saj Prokuroria është shprehur se janë në fazën fillestare të hetimeve dhe nuk ka një analizë të mirëfilltë financiare sepse nuk është një ekspert financiar.
“Nëse caktohet, dhe do kryhet verifikimi nga ana e prokurorisë, si për pronat që janë krijuar ,me kreditim nga bankat 100%, dhe për aktivitetet tregtare. Do të verifikohen nga prokuroria, pasi regjistrimi i procedurimit është bërë më 21 korrik, ka qenë një periudhë për ta dhe do vazhdojnë punën e tyre.”
Nuk ka asnje arrestim ne Itali- Avokati nënvizon se Zoti Ndroqi nuk ka asnjë arrestim në Itali dhe për këtë janë depozituar edhe provat konkrete.