02:20 | 24/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Avokati Altin Nonaj ngre alarmin: Diaspora shqiptare në SHBA po braktis zgjedhjet, shifrat tregojnë zhgënjim masiv!

14:30 | 04/03/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0

Në një intervistë për Fax News, avokati Altin Nonaj foli për procesin e regjistrimit të diasporës shqiptare për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, duke u ndalur veçanërisht në situatën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai vuri në dukje se numri i regjistrimeve mbetet relativisht i ulët në raport me popullsinë shqiptare që jeton atje dhe theksoi disa nga sfidat që kanë ndikuar në këtë situatë.

I pyetur se si e shihni procesin e regjistrimit të diasporës shqiptare në SHBA dhe si e komentoni shifrat aktuale Nonaj u shpreh:

“Procesi ka pasur sfidat e veta dhe shifrat tregojnë një pjesëmarrje relativisht të ulët krahasuar me numrin total të shqiptarëve që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Aktualisht, kemi rreth 23.500 kërkesa të dorëzuara, ndërkohë që komuniteti shqiptar në SHBA përllogaritet të jetë mbi 200.000 persona. Kjo tregon një mungesë të madhe interesi ose ndoshta pengesa të ndryshme që kanë ndikuar në këtë rezultat”.

Më tej avokati foli dhe për pjesmarrjen në votime ku tha:

“Ka disa faktorë që duhen marrë parasysh. Së pari, shqiptarët në Amerikë janë të përfshirë në një jetë shumë dinamike dhe të ngarkuar me punë. Shumë prej tyre punojnë orë të gjata dhe nuk kanë kohë të ndjekin nga afër zhvillimet politike në Shqipëri.

Së dyti, ka një zhgënjim të madh me politikën shqiptare. Shumë shqiptarë janë larguar nga vendi për shkak të problemeve politike dhe ekonomike, dhe kjo i ka bërë ata të distancohen nga proceset zgjedhore. Ata nuk e shohin votën si një mjet efektiv për të sjellë ndryshim, gjë që ndikon në mungesën e angazhimit të tyre.

Së treti, ka pasur shqetësime në lidhje me privatësinë dhe administrimin e të dhënave personale. Shqiptarët në diasporë, veçanërisht ata në SHBA, janë të ndjeshëm ndaj mënyrës se si përdoren informacionet e tyre personale, dhe një pjesë e tyre nuk kanë pasur besim të plotë në këtë proces. Mendoj se ka pasur përpjekje, por jo mjaftueshëm. Institucionet shqiptare dhe forcat politike duhet të kishin qenë më aktive në sensibilizimin e komunitetit shqiptar në SHBA. Fushatat informuese kanë qenë të kufizuara dhe jo gjithmonë kanë arritur të prekin drejtpërdrejt diasporën. Nëse do të kishte pasur një strategji më të qartë dhe një fushatë më agresive për të informuar emigrantët, besoj se pjesëmarrja do të kishte qenë më e lartë.

Mesazhi im është i thjeshtë: demokracia kërkon angazhim! Nëse shqiptarët e diasporës duan të kenë një ndikim në të ardhmen e Shqipërisë, atëherë duhet të marrin pjesë në zgjedhje dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar. Nuk mjafton vetëm të ankohemi për gjendjen në Shqipëri – duhet të bëjmë diçka për ta ndryshuar atë. Angazhimi politik fillon me votën, dhe sa më shumë shqiptarë të marrin pjesë, aq më e madhe është mundësia për të ndikuar në të ardhmen e vendit”.

Në përfundim, avokati Altin Nonaj theksoi se pjesëmarrja e ulët e diasporës në procesin e regjistrimit duhet të shërbejë si një sinjal për institucionet dhe partitë politike, të cilat duhet të punojnë më shumë për të përfshirë emigrantët në jetën politike të vendit. Ai theksoi se shqiptarët në SHBA mbeten një faktor i rëndësishëm dhe duhet të shohin votën si një mjet për të ndikuar në të ardhmen e Shqipërisë.

Pas

Alba Kepi në Fax News: Regjistrimi i diasporës një sukses, por me sfida dhe problematika

Para

Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune

Para
Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune

Balluku: Aeroporti i Vlorës hap dyert për profesionistët e aviacionit, 100 vende të lira pune

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.